E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i denuari i perjetshem

Tepelene-Kapet pasi ishte shpallur ne kerkim prej 12 vjetesh, nje i denuar me burgim te perjetshem. Pas informatave teper te sakta, specialistet e parandalimit te krimit ne komisariatin e policise se Tepelenes, kane percaktuar vendndodhjen e 7-vjecarit Latif Zholi, i cili kishte marre denimin maksimal nga drejtesia shqiptare per nje vrasje te kryer ne vitin 1994.
Aksioni
Ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative u zhvillua edhe operacioni i policise se Tepelenes, per arestimin e te kerkuarit. Burime zyrtare te policise bene te ne kete operacion kane marre pjese edhe forcat e policise se komisariatit te Sarandes. Ata kishin mundur te informoheshin se 70-vjecari ishte kthyer se fundmi ne Shqiperi dhe ishte strehuar ne banesen e djalit te tij qe ndodhej ne qytetin bregdetar te Sarandes. Mbremjen e se shtunes rreth ores 23.50, eshte organizuar edhe aksioni qe perfundoi me arrestimin e 70-vjecarit.
Denimi
Latif Zholi, lindur dhe banues ne fshatin Progonat te rrethit Tepelene, ishte denuar nga
Gjykata e Apelit me vendim te dates 10 prill 1995, me burgim te perjetshem, per vepren penale te "vrasjes". Ky person ne muajin korrik te vitit 1994, ka vrare me arme zjarri (cifte), 25-vjecarin me inicialet, A.ZH, i cili rezulton te jete kusheriri i tij, pas nje debati te forte per kullotat e bagetive. Vrasja eshte kryer ne qendren e fshatit Progonat). Ne Mars te vitit 1997, pas trazirave te ndodhura, autori i vrasjes, eshte larguar nga burgu i Burrelit dhe eshte fshehur ne Itali, ku ka qendruar 12 vjet. Dhe vetem pak kohe me pare ai ishte kthyer ne Shqiperi, ku ishte fshehur ne qytetin e Sarandes tek banesa e djalit te vet.
Vrasja
Ne muajin korrik te vitit 1994, ka vrare me arme zjarri (cifte), 25-vjecarin me inicialet, A.ZH, i cili rezulton te jete kusheriri i tij, pas nje debati te forte per kullotat e bagetive.
Arratisja
Ne Mars te vitit 1997, pas trazirave te ndodhura, autori i vrasjes, eshte larguar nga burgu i Burrelit dhe eshte fshehur ne Itali, ku ka qendruar 12 vjet.
Arrestimi
Policia e Tepelenes dhe ajo e Sarandes, kane mundur ta arrestojne te kerkuarin, ne banesen e djalit te tij ne ku ai ndodhej i fshehur. Operacioni per kapjen e tij u organizuar mbremjen e se shtunes rreth ores 23.50.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›