Familjaret: Te ndeshkohen shkaktaret e tragjedise
Ceshtja e "9 Janarit", eshte kthyer per gjykim ne Gjykaten e Apelit te Vlores
Vlore-Per shkak te permbytjeve ne Shkoder, eshte kujtuar ne Vlore, nje dite me vone tragjedia e 9 Janarit. Zakonisht homazhet kane nisur ne Shkoder e me tej kane vijuar ne Vlore, por kjo ishte e pamundur per shkak te situates se krijuar atje. Familjaret e viktimave qe humben jeten ne mes te detit, kane kryer ritualin e pervitshem te hedhjes se luleve ne detin Jon, ku humben jeten 28 shqiptare. Familjaret e viktimave te tragjedise se 9 janarit 2004, nuk jane terhequr nga kerkesa e tyre, qe shteti te zbardhe ngjarjen dhe te verteten e nje gomoneje te dyte, ku mendohet se gjendeshin trupat e tete personave te zhdukur, trupat e te cileve ende nuk jane gjetur. Dje, u mbushen 6 vjet nga mbytja e 28 personave qe udhetonin ne bordin e nje skafi, tete prej te cileve nuk jane gjetur ende. Nikoll Mehilli, kreu i shoqates "9 Janari", pas kryerjes se homazheve, ka kerkuar qe te zbardhet ngjarja dhe te vihen ne banken e te akuzuarve ata qe shkaktuan tragjedine. "Kjo ska lidhje me fatkeqesi natyrore tha, Mehilli, por eshte nje krim i organizuar. Perfaqesia e shoqates dhe familjaret, reaguan ashper ndaj vendimit te Gjykates se Vlores nje vit me pare, duke kerkuar hapjen e hetimeve ne Gjykaten e Krimeve te Renda, gje te cilen kane kerkuar edhe dje. Sipas familjareve te viktimave te 9 janarit, ne kete krim dyshohen se jane te perfshire edhe ish-zyrtare drejtues te asaj kohe. Ndoc Bjeshka, i cili ka humbur djalin, shprehet se do te kerkojne deri ne fund drejtesine. "Ku ka shkuar gomonia e dyte, qe eshte deklaruar. Ne kemi fakte te reja dhe hetimet duhet t'i dergohe Prokurorise se Krimeve te Renda. I kerkojme Ilir Metes, qe ka qene i vetmi qe e ka deklaruar gomonen e dyte, te ndikoje qe te vihen para pergjegjesise shkaktaret e ketij krimi", tha ai. Ndoc Bizhka, i cili ka humbur djalin 18- vjecar dhe nusen, shprehet se pas gjashte vjetesh hidherimi eshte me i madh, sidomos kur nuk gjen trupat. Ai kerkoi ndihmen e komunitetit te Vlores, ne zbardhjen e fakteve dhe mbeshtetjen per cuarjen deri ne fund te hetimeve.
Gjykimi
Ne 17 mars 2009, gjykata e Apelit te Vlores, vendosi te rihape hetimet per tragjedine e 9 janarit, ku humben jeten 28 persona. Nje gje e tille, erdhi pas kerkeses se familjareve te viktimave, duke argumentuar se kane fakte te reja qe duhen marre ne shqyrtim. Ne vitin 2008, Gjykata e Shkalles se Pare, vendosi pushimin e ceshtjes.