Vidhen dy kisha ne Pogradec, ne kerkim autoret
Korce-Kishat jane bere serish objekt i vjedhjes nga persona te panjohur. Dy kisha ne Tushemisht dhe Leskovik, kane rene pre e grabitesve. Te dyja vjedhjet dyshohet te kene ndodhur ne oret e vona te nates se te shtunes dhe jane vene re vetem mengjesin e djeshem. Burime zyrtare te policise, kane konfirmuar te dyja keto ngjarje. Sipas pohimeve te prifterinjve qe sherbejne ne to, ne kishen e Tushemishtit, jane vjedhur objekte te ndryshme kulti, qe ndodheshin brenda saj dhe dyshohet se ato jane marre me qellim shitjen per perfitim. Ndersa ne kishen qe ndodhet ne Leskovik, mesohet se jane grabitur nje shume parash qe ishin grumbulluar ne arke nga te ardhurat e institucionit per mirembajtjen e saj. Por nuk jane dhene detaje te hollesishme per sasine e parave, pasi sipas prifterinjve nuk ishte bere perllogaritja e parave te grumbulluara. Policia lokale e Korces njofton se ka ngritur nje grup hetimi per keto ngjarje. Por ende nuk eshte bere i mundur identifikimi dhe kapja e autoreve te ketyre dy vjedhjeve. Sipas policise, dyshohet se mund te jene autore te njejte ne te dyja vjedhjet, per shkak te harkut te shkurter kohor kur ato jane kryer.