E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i denuari me burg per jete

TIRANE - Bie ne pranga nje shqiptar i denuar per jete ne Greqi. Policia e Tiranes, ka bere te ditur dje, se Ervin Cukajj, 23 vjec eshte vene ne pranga pasi ishte shpallur ne kerkim nga drejtesia greke, pas vendimit te dhene nga ajo. Cukaj, sipas burimeve akuzohet se eshte denuar me burg per jete, per vrasjen e nje shqiptari. Prangosja e 23-vjecarit, eshte bere ne mbremje ne banesen e tij ne Laprake. Kane qene efektivat e Sektorit i Krimeve te Renda ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise si dhe te Policise se Tiranes, qe kane bere te mundur prangosjen e tij, me qellim ekstradimin ne drejtim te shtetit helen, ku do te vuaje denimin e dhene nga drejtesia. Arrestimi i tij eshte bere ne kuader te operacionit te koduar "Refugjati", qe kishte nisur disa kohe me pare. Cukajj, sipas uniformave blu, gjate qendrimit ne Greqi, kohe kur mendohet te kete bere dhe vrasjen, e nje bashkemoshatari te tij, te kete pasur identitet te rreme.

OPERACIONI

Informacionet e marra ne rruge operative nga oficeret e seksionit te Kerkim-Arrestimit ne policine e kryeqytetit, kane bere te mundur qe ai te gjendet i fshehur ne banesen e tij, ku nuk dilte. Te dhenat e sakta per vendndodhjen e 23-vjecarit kane bere qe uniformat blu, ta vene menjehere ne pranga ate, per ta derguar ate ne qelite e Drejtorise se Policise se Tiranes, ku eshte marre ne pyetje ne lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij. Burimet thane, se pas vrasjes per te cilen dyshohet se e ka bere i riu, ai eshte arratisur ne drejtim te Shqiperise. Me mberritjen ne vend, ai ishte fshehur ne shtepine e tij dhe nuk kishte dale asnjehere nga banesa. Por policia kishte mundur te mblidhte te dhena per vendndodhjen e tij dhe prangosjen qe e ka bere duke gdhire dita e djeshme.

VRASJA

Ervin Cukajj, ishte shpallur ne kerkim prej dy vitesh nga drejtesia greke. Ai dyshohet se gjate kohes se qendrimit ne shtetin helen, ka konsumuar vepren penale te "vrasjes me paramendim". Pas kesaj ai dyshohet se ishte larguar nga Greqia. Por ndaj 23-vjecarit ishte bere nje proces ku ne fund ai ishte denuar me burg per jete. Sipas policise, ai ishte shpallur ne kerkim nderkombetar dhe policia greke u kishte kerkuar ndihme kolegeve shqiptare per arrestimin e tij. Gjate qendrimit ne Greqi, sipas policise, Cukajj, ka perdorur identitet te rreme. I lartpermenduri u kap i fshehur ne nje banese private ne Laprake, Tirane. Pas kesaj, ai eshte shoqeruar per ne Drejtorine e Tiranes, ku do te vendoset nese do te transferohet ne Greqi, apo do te vuaje denimin ne vendin tone.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›