E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia, model i bashkejeteses fetare e etnike"

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli mori dje pjese ne seminarin e zhvilluar ne Tirane, "Shqiperia dhe Procesi i Barcelones: Bashkimi per Mesdheun", para fillimit te tryezes se rrumbullaket me temen: Shqiperia dhe Asambleja Parlamentare Euro-Mesdhetare. Gjate fjales se saj ne kete seminar, Topalli theksoi se anetaresimi i plote i Shqiperise ne Procesin e Barcelones eshte nje moment i rendesishem per vendin, i cili le hapesire per sjelljen e kontributeve dhe vlerave te reja ne kuader te bashkepunimit. Sipas Topallit ne bashkimin e vendeve te Mesdheut, Shqiperia vjen si perfaqesuese e rajonit, si nje model i bashkejeteses fetare, ose si nje model i bashkejeteses etnike dhe si nje model i kapercimit te veshtiresive, te konflikteve te ndryshme. Topalli deklaroi se ne kete Asamble do te kete tre deputete nga Kuvendi i Shqiperise, te cilet do shkembejne parlamentaret te vendeve si Spanja, Franca, Jordania, Maroku, Turqia dhe vende te tjera. "Do te jemi me afer, do te kemi kontakt me direkt dhe kjo do te ndihmoje me mire per te kuptuar njeri-tjetrin dhe per te kapercyer mbase ndonje paragjykim te caktuar", theksoi Topalli, duke mbeshtetur ne kete menyre edhe nismen per bashkimin e vendeve Mesdhetare, nje iniciative kjo e marre nga Presidenti i Frances, Nikolas Sarkozi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›