E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici, leje qendrimi per seks pa para

KORDIGNANO - Nje inspektor i policise italiane eshte denuar nga gjykata pasi, ne kembim te seksit, kishte premtuar se do te pajiste me dokumente disa vajza shqiptare. Keta te fundit sipas policise se Kordignano, ishin sjelle ne Itali, me qellim qe te prostituonin, duke punuar ne nje klub nate ne kete zone. Giovanni Battista Sassi, eshte inspektori qe eshte vene dhe nen nje tjeter akuze ne kete qytet. Sipas burimeve ai eshte nen hetim per dhune seksuale te ushtruar ndaj nje vajze, qe ishte e detyruar qe te prostituonte. Por historia me kete agjent te policise italiane, kishte nisur qe ne vitin 2001.

Lejet

Policia italiane ka bere te ditur se ne ate kohe, Sassi, u kishte premtuar disa vajzave shqiptare qe do ti pajiste me leje qendrimi, nese ato do ta lejonin qe ai te bente dashuri pa para me ta. Kjo u ishte dukur pune e leverdishme vajzave te reja, te cilat ishin nxjerre ne rruge qe te prostituonin. Por gjate kontrolleve te bera nga koleget e inspektorit, ishte zbuluar dhe marreveshja qe kishte bere ai. Me pas ndaj tij, kishin nisur hetimet ne menyre te fshehte. Policia kishte marre ne pyetje vajzat dhe me pas me vertetimin e bere nga vajzat shqiptare, ai ishte pezulluar nga puna. Ndersa hetimet kishin vazhduar, Prokuroria kishte nisur dhe nje ceshtje penale ndaj tij. Pikerisht pas pezullimit ai ishte denuar nga gjykata italiane, me tre vjet heqje lirie, per shkak te pajisjes se vajzave shqiptare me leje qendrimit ne kembim te seksit pa para.

Denimi

Ne vitin 2006, kishte dale nga qelia, duke mbaruar denimin. Pak dite me pare ishte denoncuar nga nje tjeter vajze qe dilte per te shitur trupin ne rruge. Nje nga vajzat qe policia nuk ja ka bere te ditur emrin, e ka denoncuar ish-inspektorin se kishte ushtruar dhune seksuale ndaj saj. Ngjarja e fundit me vajzat shqiptare kishte ndodhur ne nje prej klubeve te nates te qytetit ne Eva di Villa. Policia italiane tha se e ka vene ne pranga inspektorin perseri dhe pritet qe te dale perpara gjykates per masen e sigurise, per akuzen e ngritur akuzen e ngritur nga akuza.

Arrestimi

Por gjate kontrolleve te bera nga koleget e inspektorit, ishte zbuluar dhe marreveshja qe kishte bere ai. Me pas ndaj tij, kishin nisur hetimet ne menyre te fshehte. Policia kishte marre ne pyetje vajzat dhe me pas me vertetimin e bere nga vajzat shqiptare, ai ishte pezulluar nga puna.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›