E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri: Mbajtem premtimet ne Bathore

Kryeministri Berisha zhvilloi dje ne Bathore nje takim me banoret e zonet ne vazhdim te turit te tij, "Shqiperia po ndryshon". Gjate fjales se tij, kryeministri Berisha theksoi se qeveria qe ai drejton dhe te zgjedhurit demokrat ne zona i kane mbajtur te gjitha premtimet e tyre dhene qytetareve. Sipas Berishes, per kete zone qeveria ka peruruar dhe ka kryer vepra shume te rendesishme te cilat ja bejne me te lehte jetesen qytetareve te saj.

"Nje nder inaugurimet me te rendesishme ishte investimi prej 5 milion dollare i rrjetit elektrik 20 kilovolt, me te cilin kjo zone do te furnizohet me energji si te gjitha qytetet e medha te vendit", deklaroi Berisha, duke shtuar se jane edhe 7 milion dollare te tjere ne investim e siper per kete linje. Nga ana tjeter Berisha deklaroi se ai ka marre shume mesazhe dhe ankesa te drejta nga banoret e zones per rrjetin elektrik, duke i garantuar banoret e zones se ky projekt eshte ndjekur me vemendjen me te madhe nga ai dhe do te ndiqet deri ne perfundim e plote te tij. Nga ana tjeter, kreu i qeverise theksoi se qeveria qe ai drejton i ka mbajtur te gjitha premtimet edhe per banoret e tjere te vendit, duke bere qe Shqiperia te ece e sigurt ne rrugen e saj te integrimit si ne "NATO" ashtu edhe ne Bashkimin Evropian.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›