Te denuar per vrasje, vijne ne pranga
TIRANE - Dy persona te denuar per vrasje jane ekstraduar nje dite me pare nga Italia. Burimet zyrtare te Policise se Shtetit, kane bere te ditur se, Interpol Tirana, ka ekstraduar dje Qani Sherifajn nga Vlora dhe Ilir Saliun, nga Elbasani, pasi jane te denuar i pari me 22 vjet burg dhe i dyti me 17 vjet heqje lirie. Sipas burimeve, Sherifaj banor i fshatit Fitorja te Vlores eshte i denuar ne mungese me 22 vjet burg nga Gjykata e Fierit ne mars te vitit 2000. Burimet zyrtare te policise lokale, thane se Sherifaj ka vrare me paramendim dhe ne bashkepunim Almir Aliajn ne 22 mars te 1999 ne fshatin Varibop te komunes Cakran. Pasi ka kryer vrasjen 41-vjecar (kete vit) eshte fshehur prej policise si dhe te afermve te viktimes nga ndonje hakmarrje e mundshme duke u larguar me pas drejt shtetit fqinje te Italise. Pas dokumentimit te plote te ngjarjes dhe kompletimit te dosjes per ekstradimin e autoreve qe jane denuar nga drejtesia e kerkohen nga shteti shqiptar per te vuajtur denimin eshte bere e mundur kapja e tij ne Milano te Italise. Ngjarja ne ate kohe ka ndodhur per motive xhelozie pasi autori me viktimen jane kuneter. Autori i ngjarjes se bashku me dy persona te tjere ka shkuar ne fshatin Varibop te komunes Cakran ku e ka thirrur kunatin e tij , viktimen Almir Aliaj e pasi kane debatuar ka qelluar ne drejtim te tij me kallashnikov duke e lene te vdekur ne vend. Nderkohe qe ekstradimi i Ilir Saliut eshte bere pasi ne daten 8 tetor te vitit 1995, ne lagjen "Luigj Gurakuqi" eshte gjetur i vrare ne banesen e tij Servet Kiptiu. Menjehere kane nisur hetimet dhe nga to, e nga shqyrtimi gjyqesor ka rezultuar dhe eshte provuar nga uniformat blu se, Servet Kiptiu eshte vrare nga Ilir Saliu, qe ishte larguar. Per kete veper penale Gjykata e Elbasanit, me vendimin e dates 3 shtator 1996, ka denuar Ilir Saliun me 17 vjet heqje lirie, per vepren penale te "vrasjes". Arrestimi dhe ekstradimi i dy te denuarve per vrasje, eshte bere nga bashkepunimi i Interpol Tiranes me Interpol Romen. Pas prangosjes dhe sjelljes se tyre ne Shqiperi, dy te denuarit me vendime te formes se prere, u jane dorezuar efektivave te Policise se Burgjeve, qe i kane cuar qe te vuajne denimin. A. Cena/ Xh. Beharaj