Kosovrasti sms kercenuese Gjakun dhe djersen tone e lan vetem familja tende

Kërcënohet me jetë përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Njazi Kosovrasti dhe familjarët e tij. Në momentin kur Komisioni po diskutonte mbi rezultatet e votimit në Qarkun Lezhë, Kosovrasti lexon një pjesë nga 4 mesazhet kërcënuese, që kishin mbërritur në telefonin e tij ato momente.
“Kam marrë mesazhe kërcënuese për familjen. Gjakun dhe djersën tonë e lan vetëm familja tënde Kërkoj ndërhyrjen e autoriteteve. Pavarësisht kërcënimeve do të them mendimin tim”- deklaroi Kosovrasti. Ai tha se gjithçka ndodhi për shkak të kërkesës së tij për hapjen dhe rivlerësimin e votave në 10 qendra votimi në Lezhë, pasi ishin konstatuar manipulime në tabelat e rezultateve, të cilat favorizonin koalicionin e majtë. Më herët në mbledhje perfaqesuesit e palëve dhe anëtarë të KQZ kanë debatuar mbi këtë çështje. I kontaktuar me telefon nga “ABC News”, Kosovrasti tha se do t’i drejtohet organeve kompetente për të bërë kallzim penal. Duke marrë parasysh gjendjen e tabelave, KQZ vendosi t’u kërkojë partive politike kopjet origjinale të rezultateve nga qendrat e votimit, që ato kanë në dispozicion. Në bazë të këtyre kopjeve, kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi, tha se do të merret një vendim.