E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalonte kryqezimin, e shtyp mikrobusi

Korce- Drejtuesi i nje mikrobusi u ndalua dje nga Policia e Korces per aksidentimin me vdekje te nje kembesori. Ngjarja ka ndodhur ne aksin Korce-Pogradec, ne vendin e quajtur "Kryqezimi i Libonkut". Viktima R. Qose 63-vjec, ka qene duke kaluar ne krahun tjeter per te shkuar ne banesen e tij ne fshatin Vlocisht, kur eshte goditur ne shpejtesi nga mjeti tip "Ford" mikrobus, me targa KO 765 A, i drejtuar nga A. Bendo 53 vjec. Megjithese kembesorit te perplasur nga makina i eshte dhene ndihma e menjehershme, dergimi i tij per ne spital ka qene i kote. Plaget e renda i shkaktuan vdekjen te moshuarit, kurse policia shoqeroi drejtuesin e mjetit per vepren penale te "shkeljes se rregullave te qarkullimit". Dy dite me pare, ne qender te qytetit te Korces u plagos nga nje makine ne shetitore nje femije 13-vjecar qe po kalonte rrugen kryesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›