Elbasan/ Kanos pas sherrit te miturin, nen akuze 27-vjecari
Kanos 17-vjecarin me pistolete pas nje sherri banal, prangoset i dyshuari. Olsi Darzeza, 27 vjec, banues ne lagjen "Beqir Dardha" te Elbasanit, ishte shpallur ne kerkim pasi gjate nje sherri ne lagjen ku dhe banonte, ka kanosur me arme zjarri tip pistolete, qe e mbante pa leje, te miturin E. M. Pas krimit i dyshuari ishte larguar per t'u fshehur, por eshte kapur nga agjentet pas informacioneve operative te siguruara. Gjate kontrollit fizik, ne cilesine e proves materiale iu gjet edhe arma pistolete "TT" me te cilen kanosi adoleshentin. Ndaj Darzezes jane ngritur tre akuzat e "kanosjes" "prishjes se qetesise publike" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe te municionit".