E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kerkuari per plagosje me thike

Forcat e policise se Durresit kane ndaluar 32-vjecarin Albano Musaj, pasi ishte shpallur ne kerkim si autor i nje plagosje te ndodhur pak dite me pare. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te Policise se Durresit, te cilat thane se, Musaj pas nje grindjeje per motive te dobeta ka plagosur rende me thike Arjan Kabilin, i cili ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten. Policia tha se, i ndaluari ka qene i denuar edhe me pare per vepren penale te "Mbajtjes se armeve pa leje". Ngjarja per te cilen i eshte leshuar urdhri i ndalimit nga prokuroria ka ndodhur ne fshtin Pjeshke ne daten 15 mars. Arrestimi i tij eshte bere i mundur ne oren 06:00 te mengjesit te djeshem, nga bashkepunimi i Komisariatit te Policise Shijak dhe sektorit Operacional dhe Kerkimit ne Policine e Durresit. Albano Musaj, 32 vjec eshte vene nen akuzat e "plagosjes se rende me dashje" dhe "mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Pas kesaj, dosja me provat i ka kaluar Prokurorise se Durresit, e cila do te beje hetimet e metejshme. E. A


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›