E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Lame zborin, tani me zgjedhje te lira

Ashtu sic nis cdo puntate te tij emisioni "Histori me zhurmues" ne Tv KLAN ashtu ka nisur edhe gjate dites se djeshme fjalimin Kryetari i Bashkise se Tiranes dhe Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama per anetaresimin e Shqiperise ne NATO. "Ishte koha kur merrnim pushken e drunjte ne karhe, linim cdo pune, shkollimin dhe drejtoheshim ne zbor per te luftuar kunder NATO-s. Kurse sot eshte nje dite e madhe, nje feste e juaja, nje feste e gjithe popullit shqiptar per anetaresimin e vendit tone ne NATO" eshte shprehur Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Ky i fundit nuk ka mundur te lere menjane zgjedhjet e ardhshme parlamentare te cilet pritet te zhvillohen ne 28 Qershor. "Pa zgjedhje te lira dhe te ndershme, anetaresimi nuk ka kuptim" keshtu eshte shprehur kreu i Partise Socialiste dhe njekohesisht kryetari i Bashkise se Tiranes, gjate koncertit festiv te organizuar me rastin e anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen e madhe te Atlantikut te Veriut. "Shqiperia ne NATO nuk mund te kuptohet pa te drejten e votimit te lire. Ne duhet ta garantojme per te gjithe ne kete vend kete te drejte themelore, e cila as nuk mund te blihet por as nuk mund te shitet. Permes anetaresimit ne NATO ne sot jemi me te gatshem se kurre te garantojme jo vetem sigurine e qytetareve shqiptare por dhe te mbrojme krah per krah me aleatet e tjere nje lloj si veteranet e Luftes se Dyte Boterore ne mesin e shekullit te kaluar, sigurine kolektive te popujve tane, perballe te keqijave qe kercenojne boten e lirine e njerezve" ka pohuar Rama Sipas tij, fale anetaresimit ne NATO ne sot jemi me te vetedijshem se kurre. "Jemi te vetedijshem per domosdoshmerine e garantimit te demokracise ne Shqiperi dhe te mbrojtjes se lirise dhe te drejtave themelore te qytetareve duke filluar nga liria dhe e drejta per te votuar" theksoi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›