E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari i PS: Kutite, do te qendrojme jashte Kuvendit duke protestuar

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha dje se opozites i duhet te rrije jashte Kuvendit dhe popullit opozitar i duhet te protestoje ne rruge, per te fituar nje te drejte ligjore e demokratike fare elementare, hapjen e kutive dhe zbardhjen e te vertetes se 28 qershorit. "Perdite e me teper Shqiperise po i dalin ne siperfaqe plaget e nje infeksioni te rende te shkaktuar nga kapja me monstruoze e shtetit ne keto 20 vjet, nga korrupsioni me i pafytyre dhe babezia me e papermbajtur e pushtetit - qe sot eshte nje mjet ne duart e familjes se njeriut qe drejton qeverine", deklaroi Rama. Sipas tij, ne cdo pellembe te Shqiperise po del ne siperfaqe dhunimi qe familja ne pushtet i ka bere ne kater vite ligjit dhe Kushtetutes, ne cdo hap po del ne pah dhunimi apo blerja e heshtjes se medias ne vend. Ai theksoi se shqiptaret e kane te qarte, perdite e me te qarte, se Sali Berisha nuk i vodhi votat thjesht per te qendruar ne pushtet. "Sali Berisha ne radhe te pare i vodhi votat per te mbuluar krime te mirefillta politike e ekonomike te kryera ne 4 vite permes nje krimi fundor, krimit elektoral", u shpreh kryesocialisti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›