Kapet i kërkuari shqiptar, jetonte me identitet të ri
Kerkohej prej 5 vjetesh nga policia italaine pasi akuzohej per trafik droge. 34 vjecari shqiptar kishte nderruar identitet ne Shqiperi, ishte kthyer ne Itali dhe punonte i qete ne nje kompani transportesh
VERONA-Arrestohet nga karabinierët italianë shtetasi shqiptar që kërkohej për drogë dhe që për 5 vjet kishte jetuar i lirë ne tokën italiane falë ndërrimit të identitetit në Shqipëri. Karabinierët e Trevilios në bashkëpunim me kolegët e Venetas, në provincën e Veronës mundën të arrestojnë sot në mëngjes në Zimella, një qytezë kjo e Veronas, pas 5 vjet kërkimesh shtetasin shqiptar S.A 35 vjec, nga Durrësi.
34 vjecari u dënua në vitin 2004 me 4 vjet e 11 muaj burg për vepren penale të trafikut të drogës, pasi në momentin që u arrestua iu gjet 2 kg kokainë
E ndërsa burgu iu reduktua në 1 vit e 11 muaj burg dhe kjo iu mundësua në arrest shtëpie, ai mundi të arratisej duke humbur gjurmët. Mësohet se 34 vjecari mundi të kthehet në Shqipëri dhe të ndërrojë identitetin e tij duke e kthyer në S.K. Ky ishte dhe emri që ai i komunikoi policisë gjatë arrestimit.
Por, identifikimi i tij u bë i mundur nga bashkëpunimi që Kuestura italiane kreu me Policinë shqiptare nga e cila u mësua edhe identiteti i vërtetë i qytetarit shqiptar. Ka qënë Njësi Hetimore e Bergamos që arriti të lokalizojë shqiptarin e sapo ardhur në Itali me identiteti dhe pasaportë të re. Ai ishte kthyer në Verona ku ishte kthyer në një sipërmarrës të transportit me makina. Shqiptari aktualisht ndodhet në burg në Verona ku dhe është në pritje të nisjes së procesit gjyqësor.
(d.b/BalkanWeb)