KQZ nis shqyrtimin e ankimimet për Fierin
Kërkesa ankimore e PS-së, e depozituar më herët se ajo e PD në KQZ, kundërshton rezultatet zgjedhore në katër KZAZ të qarkut te Fierit. PS shpreson se ne rast numerimi te ktuve te mbetura do fitoje mandatin e 9-te ne Fier
TIRANË- KQZ ka nisur sot pasdite shqyrtimin e kërkesave ankimore të paraqitura nga Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD), që kundërshtojnë vendimet për tabelat e rezultateve zgjedhore në disa KZAZ të Qarkut të Fierit. Ankesat e dy forcave politike meqë kanë objekt të njëjtë do të shqyrtohen së bashku.
Kërkesa ankimore e PS-së, e depozituar më herët se ajo e PD në KQZ, kundërshton rezultatet zgjedhore në katër KZAZ të këtij qarku (ato me nr. 18, 19, 20 dhe 22), duke u shprehur për rinumërim të 9 kutive të votimit.
Kurse ankimimi i paraqitur nga PD në mbledhjen e djeshme të Komisionit kundërshton tabelën e rezultateve përmbledhëse të KZAZ-së nr. 19 dhe nr. 20 në Qarkun Fier, duke kërkuar rivlerësim dhe rinumërim të votave.
Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së, në zgjedhjet e 28 qershorit në Qarkun e Fierit koalicioni i djathtë "Aleanca e Ndryshimit" fitoi 7 mandate, koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim" 8 mandate dhe koalicioni "Aleanca Socialiste për Integrim" 1 mandat.
PD shpreson se në kutitë e mbetura pa numëruar në KZAZ-të me numër 18, 19, 20 dhe 22 mund të fitojë mandatin e nëntë në qarkun e Fierit.
(d.b/BalkanWeb)