Xhaferaj Ministria jo me fondacion

Parlamenti voton projektligjin Per Artin dhe Kulturen
Tri jave diskutime ne Komisionin per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik dhe dje pozita miratoi projektligjin e radhes pa vullnetin e opozites.
Projektligji Per Artin dhe Kulturen u votua dje pas diskutimit qe ngjalli si nje nga pikat e rendit ne Kuvend.
Rajmonda Bulku beri nje konkluzion te punes se Komisionit ripohoi risite e projektligjit dhe i ftoi edhe koleget e opozites qe kete pune serioze dhe kaq te madhe ta votonin pozitivisht.
Bulku tha se hartimi i projektligjit Per Artin dhe Kulturen vjen si detyrim ligjor dhe kushtues i Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ne kuader te programit politik te qeverise. Komisioni e ka vleresuar si nje nisme te rendesishme te MTKRS-se me qellim permiresimin e ndjeshem te veprimtarise kulturore te subjekteve te artit dhe kultures.
Te mirat Bulku i gjen te zgjerimi i games se arteve qe mbulon ligji te statusi kombetar qe iu jep institucioneve qe kishin humbur identitet Cirku dhe Estrada qe tani do te quhen Cirku Kombetar dhe Teatri Kombetar i Komedise me qellim argetimin e publikut cka deshmon qarte mbeshtetjen e qeverise ndaj ketyre institucioneve te tradites sone.
Deputetja e Partise Demokratike sqaroi se gjate shqyrtimit nen per nen te projektligjit Komisioni do te propozonte qe emerimi i titullarit te institucionit publik qendror te behet me vendim te Keshillit te Ministrave pas procedurave te konkurrimit te zhvilluara nga ministri pergjegjes per artin dhe kulturen.
Ministri i TKRS-se Ferdinand Xhaferaj e quajti hartimin e projektligjit ngjarje te rendesishme per komunitetin e artisteve dhe publikun e gjere sepse eshte nje perpjekje per te sistemuar administrimin e fondeve publike qe jepen per nje sere artesh. Deri tani kemi funksionuar si fondacion per projektet. Gje e papranueshme. Ne merremi me politike jo me ndarje projektesh ministria jo me fondacion.
Do te ndodhe decentralizimi gje qe garanton efektivitet. Ministria heq dore nga 1 milione dollare dhe per keto fonde do te vendose Qendra Kombetare e Artit dhe Kultures e drejtuar nga kater borde per muziken per letersine per artet pamore per teatrin.
Deputetja Luiza Xhuvani ka kerkuar qe Ligji te kthehet. Duke vleresuar gjerat pozitive dhe duke kundershtuar konceptet mjaft te prapambetura si reminishenca te nje epoke te cilet ju me shume se kushdo nuk duhet ti referoheni.
Perseri mbetem perpara nje pikepyetjeje pse ky ngut ky insistim here-here patetik. Ky ligj ka probleme konceptuale ka vizione pragmatiste dhe ceshte me e rendesishmja ai con drejt centralizimit te artit dhe kultures ne pergjithesi. Nuk jam kunder Ligjit kerkoj rishikimin e tij rishikimin e pjeses se mykur te tij.
Xhuvani ka dhene si shembull centralizimi menyren si zgjidhet bordi i Teatrit drejtues i tij eshte titullari i institucionit qe zgjidhet nga ministri i Kultures anetar tjeter qe perfaqeson MTKRS eshte i zgjedhur perseri nga ky minister nje perfaqesues tjeter i Ministrise se Financave i zgjedhur nga ministri dhe kater personalitete te propozuara po nga titullari i institucionit.
Pra shihet qe e ardhmja varet nga pikepamjet dhe vullneti i nje individi. Per mendimin tim ky eshte diktat artistik per te mos thene politik.
Ligji e kaloi edhe hallken e fundit. Mbetet zbatimi i tij.