E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i shumëkërkuari Paja, në aksion plagoset një efektiv i policisë kriminale

Një polic është plagosur dje në orët e paradites gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari, të arratisur nga një burg i Italisë. Arrestimi i tij është bërë nga forcat e njësisë së operacioneve speciale në policinë e Tiranës. Gjatë operacionit për kapjen e tij është plagosur një agjent i antikrimit. Ky i fundit, i doli para makinës me targa të huaja me të cilën udhëtonte i shumëkërkuari duke i bërë shenjë të ndalonte. 35-vjecari Paja nuk iu bind kërkesës, por qëndrimi i tij hasi në këmbënguljen e agjentit të policisë i cili i doli sërish përpara makinës. Në këtë moment, i shumëkërkuari duke pikasur dhe agjentet e tjerë të policisë, i dha gaz makinës duke shtypur agjentin Alimeni. Ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit nr.1 të kryeqytetit, forcat e policisë kanë vazhduar operacionin, në përfundim të së cilit kanë mundur të ndalojnë 35 vjecarin Paja. Gjatë operacionit për ndalimin e tij, i shumëkërkuari nga drejtësia italiane, por dhe i skeduar nga ajo shqiptare, është plagosur me armë zjarri. Paja ndodhet tashmë në spital, nën mbikqyrjen e rreptë të forcave të policisë, ndërkohë që agjenti i plagosur, është vizituar në ambjentet e spitalit edhe nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Sipas ministrit, është në gatishmëri një helikopter për transportimin e agjentit për ndihmë më të specializuar në spitalin e Janinës, në rast të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. 34-vjecari Ilir Paja është arratisur në shtator të vitit të kaluar nga burgu Sughere në Livorno të Italisë. Ai është arratisur në momentin që po transportohej drejt një instituti shëndetësor në provincën e Kazertës pasi kishte shfaqur probleme me shëndetin. Në momentin e ndalimit të ambulancës për sherbim, shqiptari sulmoi njërin nga agjentët e eskortës duke mundur kështu të arratisej. Kjo ishte hera e dytë që Ilir Paja u arratis nga burgu. Paja akuzohet për shumë vepra penale si vrasje, sekuestrim personi, përdhunim, etj. Ndërkaq, Kryeministri Sali Berisha ka vizituar efektivin e uniformave, duke theksuar se bluzat e bardha të cilët e kanë nën mbikqyrje të plagosurin duhet të bëjnë të pamundurën edhe në vazhdimësi. Sipas kreut të qeverisë, gjendja e tij ende paraqitet e rëndë dhe për këtë mjekët duhet të bëjnë të pamundurën. Pasi ka vizituar efektivin e uniformave blu ka deklaruar për mediat se bluzat e bardha të cilët e kanë nën mbikqyrje të plagosurin duhet të bëjnë të pamundurën edhe në vazhdimësi. Gjithashtu kryeministri ka thënë se qeveria do të ofrojë çdo lloj ndihme për policin i cili u plagos në krye të detyrës. Ndërkohë kreu i qeverisë, Sali Berisha, nuk la pa përmendur edhe autorin e kësaj plagosjeje Ilir Paja duke kërkuar dënimin e merituar për të.
Rama: Kush sulmon punonjësit e rendit të përballet me dënimin maksimal/Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në zonën pranë farmacisë 10 në kryeqytet ku një polic u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari. Lideri socialist ka dënuar këtë fenomen negativ, dhe në të njëjtën kohë ka shprehur mbështetjen e plotë për familjen e agjentit të plagosur. “Respekti ndaj forcave policore duhet rritur, ndërkohë që kushdo guxon të prekë punonjësit e rendit duhet të përballet me dënimin maksimal” nënvizoi Kryetari i PSSH Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›