E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kater te rinj arrestohen

TIRANE - Nuk kane mundur ta "gezojne" lokalin e marre me qira vetem disa dite me pare, te cilin po e inauguronin me nje feste pikerisht ne momentin qe ne fakt perfunduan ne pranga. Kater djem te rinj kane rene ne "kurthin" e policise ne momentin qe po festonin hapjen e lokalit, dhe jane kapur me rreth 16 grame droge te llojit heroine, kokaine dhe hashash. Sipas burimeve zyrtare, mesohet se nje lokal eshte sekuestruar droge dhe kater te rinj jane arrestuar gjate nje operacioni te suksesshem antidroge ne kryeqytet. Migen Mele, Romeo Kio, Elton Dodo dhe Marius Sulaj jane kapur ne flagrance diten e djeshme nga specialistet e sektorit te Luftes Kunder Droges, pasi kishte informacione se trafikonin lende narkotike te llojit heroine dhe kokaine. Operacioni i koduar "Inaugurimi" ka lokalizuar, e me pas ka cuar ne pranga dhe ka sekuestruar lokalin ne te cilin mendohet se sherbente si baze tregu shitjeje. Nga burime zyrtare te ketij seksioni, mesohet se Mele, 25 vjec, Kio 26 dhe Dodo, 29 vjec, qe te tre lindur ne Erseke dhe me banim ne Tirane, si dhe Sulaj, 24 vjec, lindur ne Fier dhe banues ne Tirane, jane kapur ne flagrance ne momentin qe po inauguronin lokalin e marre me qira prej tyre, ne rrugen "Sitki Cici" ne Tirane. Pas nje kontrolli te ushtruar, eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale sasia prej 4.7 gramesh heroine, 12 grame kokaine dhe 1.8 grame hashash. Kater te rinjte do te gjykohen per veprat penale te "prodhimit dhe shitjes te narkotikeve" dhe "pershtatjes se lokaleve per perdorim droge". E.Elezi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›