Dell, ik në gusht
Ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell, pritet ta lë postin e tij gjatë javës së dytë të muajit gusht të këtij viti, i ka thënë Kosovapressit ambasada amerikane në Kosovë. Postin e Dellit pritet ta zë , e nominuar nga Shtëpia e Bardhë për ambasadore në Republikën e Kosovës.
“Ne aktualisht presim që tranzicioni mes dy ambasadorëve të zhvillohet gjatë javës së dytë të gushtit. Znj. Kelly Degnan, aktualisht zëvendës shefe e misionit, do të jetë e ngarkuara me punë e ambasadës gjatë tranzicionit”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane në Kosovë, raporton Kosovapress.
Ambasadorja e ardhshme, Tracey Ann Jacobson, ka përvojë të gjatë diplomatike. Ajo është zyrtare karriere e Shërbimit të Lartë Jashtëm dhe momentalisht shërben si Zëvendës Drejtoreshë e Institutit të Shërbimit të Jashtëm (FSI). Para se t’i bashkohet FSI-së ka shërbyer si ambasadore e SHBA-së në Taxhikistan (2006-2009) dhe ambasadore e SHBA-së në Turkmenistan (2003-2006).