Kapet mall kontrabande, 2 doganiere ne kerkim
Gjirokaster-Nje kamion i ngarkuar me mallra ushqimore kontrabande eshte bllokuar nga policia e Gjirokastres, shoferi i tij eshte vene ne pranga, ndersa jane shpallur ne kerkim dy doganieret e pikes se Kakavijes, qe pajisen shoferin me dokument fals dhe lejuan kalimin e mallrave. Ne baze te informacioneve te marra ne rruge operative, specialistet e sektorit kunder krimit financiar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster, jane vene ne ndjekje te nje kamioni tip "Volvo", i cili po udhetonte ne aksin rrugor Gjirokaster-Tepelene, me destinacion Tiranen. Ne hyrje te qytetit te Tepelenes, policia ka mundur te ndaloje kamionin, i cili ishte i ngarkuar me mallra ushqimore. Pas kontrollit te dokumentacionit rezultoi se malli qe po transportohej nuk kishte asnje dokument zhdoganimi. Policia ka shoqeruar 43 vjecarin Renato Tushe, nga Gjirokastra, shofer i kamionit me targa TR 18 80 R dhe i trajlerit transportues me targe TR 18 82 R. Ai eshte derguar per ne ambjentet e doganes Kakavije, per te bere verifikimet e dokumentacionit te mallit. Burime zyrtare te policise se Gjirokastres, bene te ditur se nga ana e sektorit kunder krimit financiar, u kryen te gjitha verifikimet. Pas kontrollit rezultoi se praktika shoqeruese e mallit qe dispononte drejtuesi i automjetit ishte e falsifikuar dhe ne sistemin elektronik ne dogane nuk ishte hedhur asnje e dhene qe te tregonte se ky automjet ishte zhdoganuar. Nga verifikimet ne sistemin TIMS, te policise kufitare ne piken e kalimit te Kakavijes dhe te kamerave te doganes, rezultoi se ky automjet kishte hyre nga Greqi per ne Shqiperi rreth ores 16.43, te dates 11 dhjetor dhe ishte larguar nga ambjenti i territorit doganor, pa bere zhdoganimin e mallit. Pasi u bllokua dhe u sekuestrua e gjithe ngarkesa kontrabande, u krye arrestimi i 43-vjecarit Tushe, per vepren penale te "kontrabandes me mallra te tjera". Por policia ka shpallur ne kerkim, dy doganieret e turnit, emrat e te cileve nuk behen te ditur per arsye hetimi, me akuzen e "shperdorimit te detyres".
Mallrat e sekuestruara kontrabande
Majoneze me kavanoze qelqi 7776 cope
Pije freskuese ne kanace Limon Soda 23 328 cope
Pije freskuese Biter me shishe qelqi 8400 cope
Vaj misri me bidona plastike 1 kg 2304 cope
Oriz "Migro", i paketuar ne pako 1 kg 468 kilograme
Konserava peshku "Rio mare" dhe "Injupreabile" 4608 cope
Detergjent lares, "Lanza", 5495 kg
Kartopeceta "Regina" 7740 rulol.
Birra te markes "BadvaiseR" 1344 shishe
Pluhur Kakao, 125 gramshe 2730 pako
Mallrat e sekuestruara kontrabande
Majoneze me kavanoze qelqi 7776 cope
Pije freskuese ne kanace Limon Soda 23 328 cope
Pije freskuese Biter me shishe qelqi 8400 cope
Vaj misri me bidona plastike 1 kg 2304 cope
Oriz "Migro", i paketuar ne pako 1 kg 468 kilograme
Konserava peshku "Rio mare" dhe "Injupreabile" 4608 cope
Detergjent lares, "Lanza", 5495 kg
Kartopeceta "Regina" 7740 rulol.
Birra te markes "BadvaiseR" 1344 shishe
Pluhur Kakao, 125 gramshe 2730 pako