E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palermo trondit Milanin, Interi ndalen nga Atalanta

Interi, ekipi qe kryeson Serie A, u ndal ne barazim 1-1 nga Atalana, duke mos perfituar nga hapat e gabuara qe hodhen ekipet e tjera, qe e ndjekin ne klasifikim. Zikalterit e Hoze Murinjos mbeten me 10 lojtare ne fund te ndeshjes, kur Atalanata barazoi shifrat, fale superioritetit numerik. Simone Tiriboki barazoi rezultatin 10 minuta para se te perfundonte ndeshja, duke fituar duelin me mbrojtesin brazilian Lucio. Uesli Shnajder pak momente para se te barazohej rezultati, la me 10 lojtare ne fushe ekipin e tij. Diego Milito kaloi zikalterit ne epersi, ne fillim te ndeshjes dhe u duk se fitorja e Interit do te ishte e lehte. Trajneri i Interit, Hoze Muirnjo ironizoi disa here me gjyqtarin, nga tribuna ku ndodhej, per shkak te disa vendimeve, qe sipas tij ishin te gabuara. Murinjo dhe kolegu i tij, trajneri i Atalantes, Antonio Konte e ndoqen se bashku ndeshjen nga tribuna, pasi ishin te skualifikuar. Ne "San Siro", Fabrizco Mikoli dhe Mark Breshano shenuan per Palermon ne '49 dhe '62, duke i dhene nje goditje te forte kuqezinjve te Leonardos. Fitorja e Palermos ishte surpriza me e madhe e ndeshjeve te djeshme ne Seria A. Milani nuk gabonte prej disa ndeshjeve dhe duhet te gezohet me faktin e vetem, qe mbetet serish ne vend te dyte. Pas golit te pare, Milani e pati te veshtire qe te merrte serish avantazhin, edhe pse Ronaldinjo eshte dukur ne forme gjate ndeshjeve te fundit. Milani ndjek Interin dhe le pas Juventusin. Nje dite me pare, "Zonja e Vjeter" pesoi nje humbje me deshperuese ne fushe te Barit 3-1, nga debutuesit e ketij sezoni ne Seria A. Interi udheheq kampionatin, pese pike para Milanit dhe gjashte pike me shume se Juventusi, qe mban vendin e trete. Parma eshte surpriza e ketij edicioni ne Seria A. Ekipi i Parmes ndodhet aktualisht ne kuoten e 28 pikeve, pasi fitoi ndaj 10 lojtareve te Bolonjes, kater minuta para perfundimit te ndeshjes. Para se Parma te shenonte golin e dyte dhe te fitores, Amuruzo humbi nje 11-metersh. Fiorentina ndali ritmin e fitoreve, pas triumfit te fundit ne "Champions", pas humbjes se pesuar nga Kievo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›