E Diel, 1 Nëntor 2026

“Occupy Berlin” dhe “Occupy Frankfurt”: të paktën 8 mijë vetë në protestë.

Berlin Gjermani, rreth 4 mijë persona kanë manifestuar në një kortezh paqësor neper rrugët e Frankfurtit kundër sundimit të bankave, sipas zëdhënësit të policisë lokale Isabell Newmann pwr La Presse.Ndërsa sipas organizatorëve të lëvizjes “Occupy Frankfurt”,pjesëmarrësit nw manifestim ishin 6 mijë.Edhe në Berlin rreth 4 mijë persona kanë manifestuar kundër bankave e kapitalizmit.
Grupet e manifestuesve janë frymëzuar nga protestat e lëvizjes “Occupy Wall Street” të NewYorkut. Disa demonstrues janë mbledhur përpara Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt që prej një jave, pas një manifestimi ku morën pjesë 5 mijë persona.

(adisin/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›