Kapet me 65 doza heroinë, arrestohet
Vlorë- Një 36-vjeçar është arrestuar pasi gjatë një operacioni policie është kapur me një sasi dozash heroine, gati për shpërndarje. Lajmi bëhet i ditur nga sektori i antidrogës, krimit të organizuar si dhe policia e rendit, që sarojnë se ndalimi i tij është bërë i mundur në sajë të operacionit të koduar “Tregu i vetmuar”.
“Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi Aleksandër Kacaj, 36-vjeç me banin në qytetin e Vlorës, në lagjen Rilindja”- thanë të njëjtat burime. Arrestimi i tij është bërë për shkak se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tijështë gjetur një sasi 293 gr drogë e llojit heroinë. Gjithë sasia ishte e ndarë në 65 doza.
Pas gjetjes së kësaj sasie droge policia ka bërë shoqërimin dhe më pas ndalimin e 36-vjecarit. Sipas policisë e gjithë sasia ka qenë për t’u shpërndarë në tregun e brendshëm në qytetin e Vlorës.
Për këtë person kishin nisur survejimit që më parë, për të ndërhyrë në momentin e duhur për kontrollin në banesën e tij. Sipas burimeve për identifikimin e personit shpërndarës, janë infiltruar edhe agjentët. Materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Vlorë për hetime të mëtejshme.
Shtetasi Kacaj akuzohet për veprën penale të prodhimit shitjes dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit, heroinë. Po kështu vijojnë hetimet edhe për persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rrjet shpërndarës.