Kapet më armë pa leje, pranga 38-vjeçarit
Një 38-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia e Matit pasi u kap me një sasi armësh pa leje. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 38-vjeçari Aleksandër Lepuri të cilit gjatë një kontrolli iu sekuestrua një automatik dhe një sasi granatash dhe fishekësh.
Ndërkohë materialet në ngarkim të 38-vjeçarit i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për veprën penale armëmbajtje pa leje.