Sot në samitin e NATO-s diskutohet për Kosovën
Në mbledhjen e sotme të Samitit të NATO-së situata në veri të Kosovës dhe roli i KFOR-it do të jetë pika dominante gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare. Samiti do të zgjasë dy ditë dhe do të mbahet në Bruksel.
Do të bisedojmë për zhvillimin e ngjarjeve në Kosovë. E pamë se si janë shtuar tensionet dhe se sa i rëndësishëm mbetet misioni i NATO-s atje, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogs Rasmussen.
Ai tha se roli i KFOR-it në Kosovë është garantimi i i sigurisë për të gjithë banorët pa marrë para sysh përkatësinë etnike dhe këtë misioni KFOR-i do ta vazhdojë.