Kapet me drogë banda italo-shqiptare
17/12/2008 Sekuestrohen 5 kg kokainë
FIRENCE- Rreth 83. 5 kilogram kokainë në vlerë 10 milionë euro janë sekuestruar dje në mëngjes nga Guardia di Financa e qytetit të Firences. Sipas policisë, lënda narkotike vinte nga Spanja dhe Holanda dhe i përkiste dy bandave, anëtarë të të cilave ishin shqiptarë dhe italianë. Operacioni i Guardia di Financës është vënë në zbatim ditën e djeshme ku pas 6 muaj hetimesh, agjentët e zyrës së Antidrogës kanë startuar aksionin duke vënë në pranga fillimisht 10 anëtarë të këtij rrjeti ndërkombëtar. Sipas hetuesve, bandat akuzohen për trafik ndërkombëtar droge të ardhur nga Spanja, Holanda në drejtim të Italisë dhe sipas tyre lënda narkotike e sekuestruar arin shumën financiare prej 10 milionë euro. Bandat vepronin në Firence dhe Sesto Fiorentino. Mediat italiane nuk thonë me saktësi numrin e shqiptarëve të ndaluar, por ato shtojnë se disa anëtarë të organizatës së drogës strehohen në Shqipëri. Duke iu referuar agjencive të lajmeve italiane mësohet se dy organizatat si ajo italiane, por edhe ajo shqiptare bashkëpunonin prej kohësh me njëra-tjetrën. Drejtuesit e këtyre bandave kishin ngritur një sistem tepër të kamufluar për mbulimin e aktivitetit të tyre kriminal. Sipas specialistëve të zyrës së Antidrogës italiane, kapot e dy organizatave kishin hapur në qytete italiane disa shoqëri sigurimi të personaliteteve dhe objekteve të rëndësishme. Pikërisht në këto shoqëri ishin punësuar një numër i lartë punonjësish, të cilët kishin funksione të ndryshme në kompani. Por nga hetimet e kryera rezultoi se kjo e fundit ishte një “industri” e pastrimit të parave që dy organizatat përfitonin nga veprimtaria e paligjshme. Pritet që në ditën në vazhdim ambientet e kësaj kompanie të sekuestrohen nga distrikti i Antimafies italiane. Gjithashtu mediat italiane raportojnë se specialistët e antidrogës po punojnë për arrestimin e personave të tjerë, të cilët dyshohen se janë të implikuar në këtë rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës. Ndërkohë që për 10 anëtarët e tjerë të kësaj bande është vendosur masa e “arrestit në burg”, e cila është urdhëruar nga distrikti i Antimafias fiorentinase.