“Na zgjonin për seks pas orës një të natës”
17/12/2008 Të miturit akuzojnë para gjykatës dy pedofilët anglezë, i linin pa bukë
TIRANË- “Na rrihnin, na jepnin bukë një herë në ditë për të thënë që në të shumtën e rasteve na linin edhe pa ngrënë. Na bënin moral për të mos nxjerrë jashtë dyerve të shoqatës asnjë fjalë lidhur me atë që ndodhte. Jetonim si në ferr, por nuk kishim se ku të venim”. Kjo është një pjesë e dëshmisë së dhënë dje në gjykatë me anë të videokonferencës nga dy fëmijë të moshës 9 dhe 14 vjeç, të cilët janë mbajtur dhe trajtuar në qendrën bamirëse “Fëmijët e tij”. Por kjo është pak. Fëmijët kanë treguar tmerret që kanë kaluar kur abuzoheshin seksualisht nga drejtuesit e qendrës. Kanë qenë të dy pothuajse të një mendimi. “Me ne kanë abuzuar Dino Kristodulu dhe David Braun. Ne çdo ditë duhej të shtriheshim në krevat sepse ashtu donin xhaxhi Davidi dhe Dino. Duam të themi se të dy këta kanë abuzuar me ne pas orës një të natës. Kur të gjithë fëmijët flinin, ata vinin dhe na zgjonin me radhë. Na merrnin në dhoma të veçanta dhe abuzonin me ne duke bërë gjëra të ndyra. Ne ishim të detyruar të qëndronim ndonëse qanim, por askush nuk na ndihmonte”, janë shprehur dy fëmijët e mitur. Tashmë gjithçka duket se ka marr një zgjidhje. Fëmijët e abuzuar nga anglezët e shoqatës “Fëmijët e tij”, të drejtuar nga David Braun dhe Dino Kristoduli e Robinm Arnold, e kanë kaluar momentin e frikës. Gjykata ka gjetur mënyrën e përshtatshme për t’i pyetur fëmijët, pa i ballafaquar ata direkt në sallën e gjyqit. Nëpërmjet videokonferencës fëmijët arrijnë të tregojnë të gjitha peripecitë që kanë hequr që nga vitit 1996 e vazhdim, kur u morën në kujdestari nga tre anglezët. Ndonëse nuk e kanë mohuar faktin se ata në qendrën e hapur nga tre bamirësit anglez ushqeheshin duke iu shmangur jetës së rrugës, tregojnë se një gjë e tillë ka patur edhe koston e vet. “Ushqimi që hanim në fillim na u përgjysmua. Herë na jepnin dhe herë na linin pa ngrënë. Na thoshin të mos tregonim për ato që ndodhnin në qendër. Deri sa erdhi momenti dhe nuk mbajtëm më pasi ishim abuzuar në mënyrë të keqe”, kanë pohuar dy fëmijët dje në gjykatë. I pari që u dënua nga gjykata pas deklarimeve të njëpasnjëshme të fëmijëve ishte David Braun. Ky u dënua me 20 vjet burg nga gjykata dhe me të drejtën e largimit nga vendi vetëm pasi të ketë kryer dënimin në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri. Tashmë fëmijët janë duke dëshmuar në procesin kundër dy bashkëpunëtorëve të tjerë. Dje në gjykatë vazhdoi për disa orë rresht procesi gjyqësor kundër Dino Kristodulit dhe Robin Arnoldit.