Prokuroria: Gjykata të shoqërojë me forcë Agim Shehun
17/12/2008 Nuk vijnë për të dëshmuar ish-kreu i SHISH Fatos Klosi e ish-kryepolici Shehu
TIRANË- Për të disatën herë dëshmitarët e Prokurorisë nuk i përgjigjen ftesës së bërë nga gjykata. E këta janë ish-zyrtarët e vitit 1995, të cilët sipas akuzës kanë dijeni për rrëmbimin e më pas zhdukjen e Remzi Hoxhës. Prokuroria kërkon nga gjykata që pas refuzimit të përsëritur të thirren me forcë për të dëshmuar, Agim Shehu, ish-gjeneral dhe Fatos Klosi, ish-shef i Shërbimit Informativ Shtetëror. Të mësuar tashmë me refuzimin e këtyre dy dëshmitarëve për t’u pyetur rreth zhdukjes së Remzi Hoxhës në vitin 1995, Prokuroria u detyrua të kërkoi gjykatës shoqërimin e tyre me anë të policisë. Sipas Prokurorisë, dy dëshmitarët ndodhen në Tiranë dhe nuk janë larguar jashtë vendit ashtu si edhe pretendojnë në letrat e tyre. Ndërsa Agim Shehu shprehet se ndodhet jashtë vendit, Fatos Klosi ka ndryshuar adresën e shtëpisë për t’iu shmangur në këtë mënyrë dhënies së dëshmisë para gjykatës. Prokurori Xhevat Hana tha dje se për të gjetur të vërtetën rreth mosparaqitjes ka arritur të bëjë investigime. Gjykata është shprehur dje se Agim Shehu ka sjell një letër nëpërmjet avokatit ku thuhet se nuk ndodhet në vend. Por ndryshe mendon prokurori Xhevat Hana. Ky i fundit i tha dje gjykatës se ka investiguar për të dy dëshmitarët. Për Agim Shehun prokurori tha se nuk ndodhet jashtë vendit, por është në punë. E njëjta gjë është edhe për Fatos Klosin.