Oficeri i SHIK-ut mashtroi policët
17/12/2008 Avdyl Loshaj shëtit në Sarandë me identitetin Armand, gazetar austriak
Dëshmitë e ish-kryepolicit të Sarandës e vartësit për dosjen “Remzi Hoxha”
TIRANË- Hetimet intensive për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha kanë marrë kthesë kohët e fundit e sidomos dje kur u dëgjua dëshmia e ish-shefit të policisë së Sarandës dhe kur gjykata vendosi që ish-kryepolici shqiptar Agim Shehu të shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet në proces. I pandehuri Avdyl Loshaj në vitin 1995 ka mundur të futet në lokalin e Ziso Kristopullit duke u shtirë si gazetar austriak. Për të arritur deri në këtë moment Avdyl Loshaj, sipas dëshmive të dhëna dje nga ish oficer të Sarandës, ka ndërruar edhe emrin. Në Sarandë nuk njihej si Avdyl Loshaj, por me emrin Armando. Një emër ky që sipas Loshajt, i cili ndodhet i pandehur në bankën e të akuzuarve është austriak.
Ish-kryepolici i Sarandës
Në dëshminë e ish-shefit të policisë së Sarandës Ardian Muho thuhet se “Avdyl Loshaj përveçse ka fituar përkrahjen e policisë dhe ka lëvizur gjatë gjithë kohës i shoqëruar, arriti të shkojë deri në Ksamil tek lokali i Ziso Kristopullit një prej personave që ka pretenduar se është marrë nga punonjësit e SHIK-ut e më pas është torturuar në mënyrë çnjerëzore. Ka kërkuar ndihmë. Kam qenë duke pirë kafe së bashku me disa miq të mi, kur në tavolinë më ka ardhur një person i huaj me emrin Armando. Fliste anglisht. Më tha se ishte gazetar dhe se donte garanci të plotë”. Më pas Muho tha se ka komunikuar me Stefanin, një efektiv vartës të tij, të cilit i ka kërkuar që të bisedonte me gazetarin për të rënë dakord, për ta transportuar ku të donte ai. Muho ka deklaruar se sa herë që ai së bashku me shoqërinë e tij kishte kohë të lirë ulej në një bar-kafe, ku kishte parë shpesh herë dhe gazetarin, i cili i kishte përshëndetur. Jo vetëm kaq po gazetari i kishte kërkuar shefit të rendit të pinin edhe kafe. Por këtë gjë nuk e kishte bërë në mënyrë direkte. Loshaj i hequr si gazetar kërkonte të pinte kafe duke thënë se e bënte për mikpritjen që i kishin bërë në Sarandë. “Nëpërmjet Stefanit për mikpritjen e tij ai kishte kërkuar që ne të shkonin e të pinim një kafe. Pas pune jemi nisur për në Ksamil ku edhe kemi ngrënë një drekë në lokalin e Ziso Kristopulit, ku aty kam njohur për herë të parë Zison”, tha Muho. Ai është shprehur dje se e ka njohur si gazetar të huaj e jo si agjent ashtu si thotë Prokuroria, këtë gjë e deklaron edhe dëshmitari Stefan Vasili.
Vartësi Vasili
Dëshmitari i dytë në këtë proces ka qenë Stefan Vasili, i cili ka kryer edhe shoqërimin e Armandos gjatë kohës 2-mujore që ndenji në Ksamail. Në dëshminë e tij ai sqaroi trupin gjykues të kryesuar nga gjyqtari Xhelal Elezi se ai njihte Ziso Kristopulin, pasi kunatin e tij e kishte mik familje. Ka qenë Stefani ai që ka qëndruar në pjesën më të madhe me gazetarin tashmë të njohur si austriak. Në dëshminë e tij Vasili thotë se “Kur Ziso ka hapur lokalin e tij në Ksamil, më ka thënë që nëse ke ndonjë turist ma sill. Një ditë më thërret shefi i rendit dhe më thotë që ka ardhur një gazetar dhe duhet të lëvizë gjatë ditës. E takoj këtë gazetarin dhe më thotë më ço në Ksamil me 200 lekë, por nuk pranoj dhe pastaj biem dakord që do të lëvizte me 500 lekë. Ai më fliste anglisht, ndërsa unë shqip, ndërsa kuptoheshim nëpërmjet përkthyesit”, shpjegoi Vasili. Sipas tij, me këtë gazetar ka qëndruar rreth dy muaj ku edhe e ka shoqëruar në të gjitha vendet që ai ka dëshiruar. Ndërsa shpesh herë mësohet se makinës i ka dhënë gazetari. Më tej ai ka sqaruar se kishte ardhur bashkë me të në Tiranë. “Armando më tha që e kishte kërkuar SHIK-u. Kam takuar shefin e SHIK-ut Sarandë, i cili më shpjegoi se nuk e kishte me të”.
Dëshmia e Muhos
“Kam qenë duke pirë kafe së bashku me disa miq të mi, kur në tavolinë më ka ardhur një person i huaj me emrin Armando. Fliste anglisht. Më tha se ishte gazetar dhe se donte garanci të plotë Muho, Avdyl Loshaj më mashtroi duke u hequr si gazetar austriak”.
Dëshmia e Vasilit
“Kur Ziso ka hapur lokalin e tij në Ksamil, më ka thënë që nëse ke ndonjë turist, një ditë më thërret shefi i rendit dhe më thotë që ka ardhur një gazetar dhe duhet të lëvizë gjatë ditës. E takoj këtë gazetarin dhe më thotë më ço në Ksamil me 200 lekë”
Nuk gjendet Klosi
Sipas akuzës Fatos Klosi, ish-shefi i shërbimeve sekrete, ndonëse nuk ka treguar adresën e saktë të banimit, gati për çdo ditë del në shtyp dhe jep intervista duke iu shmangur kështu procesit të dhënies së dëshmisë.
Agim Shehu
Agim Shehu njihet si gjenerali që ishte në krye të forcave policore që u përballën me protestën e 28 majit 1996, në sheshin “Skënderbej”. Shehu do dëshmojë në cilësinë e zv/ministrit të Brendshëm dhe ish- kreut të Policisë së Shtetit.