Trafiku i 278 kg hashash, Prokuroria përfundon hetimet
17/12/2008 Akuza vërteton tentativën e kalimit përmes ujit të 17 çantave
TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet ndaj shtetasit Klodian Basholli, i cili në muajin shkurt të këtij viti ka tentuar të trafikojë në Greqi rreth 278.55 kg lëndë narkotike të llojit canabis sativa. Nga veprimet hetimore për zbardhjen e kësaj çështjeje rezulton se policia e Ksamilit nëpërmjet radarit të saj, ka konstatuar në mbrëmjen e 15 shkurtit një mjet lundrues, i cili lëvizte në drejtim nga jugu në veri. Menjëherë pas verifikimit të këtij objekti është urdhëruar skuadra e mjeteve lundruese të policisë kufitare Sarandë, të cilët kanë mundur të dallojnë skafin në afërsi të “Gjirit të Manastirit”. Megjithë thirrjet e policisë për të ndaluar drejtuesit e mjetit lundrues nuk kanë ndaluar dhe për t’iu shmangur policisë kanë filluar manovrat në det. Pasi forcat e policisë kufitare kanë bllokuar daljen e gjirit drejtuesi i mjetit lundrues ka nxjerrë mjetin e tij në rërë dhe është larguar me shpejtësi nga mjeti lundrues, në drejtim të pyllit duke iu shmangur dhe forcave të policisë. Policia Gjyqësore ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe nga ky veprim ka rezultuar se në këtë skaf ka qenë e ngarkuar një sasi e dyshuar si lëndë narkotike e paketuar në 14 çanta me peshë të përgjithshme 278.55 kg. Përveç drogës së kapur në skaf janë sekuestruar edhe disa sende me njolla gjaku. Në vlerësim të të gjitha akteve rezulton se lënda narkotike ishte e destinuar për t’u transportuar në drejtim të Greqisë me këtë mjet lundrues. Gjatë hetimeve të kryera është arritur që të identifikohet një prej të dyshuarve si bashkëpunëtor në kryerjen e kësaj vepre penale, i cili është i pandehuri Klodian Basholli. Në pakot me lëndë narkotike janë gjetur dhe gjurmë të tjera daktiloskopike ende të paidentifikuara, çka tregon për implikimin e një personi tjetër.