E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau ne 97-ten, vjen i prangosur nga Italia

Tirane-Vjen nga Italia i prangosur, i denuari per nje vrasje te kryer gjate trazirave te vitit 1997 per hakmarrje. Ekstradimi i 48-vjecarit Gjoleke Misiraj, nga Fieri, u krye rreth mesnates se te henes, pas nje bashkepunimi te Interpol Tiranes dhe Romes. Burime zyrtare te policise njoftuan se Misiraj, ishte shpallur ne kerkim nderkombetar si autor i vrasjes se Kastritot Shehut. Ngjarja ka ndodhur ne 27 korrik te vitit 1997, rreth ores 15.30 ne fshatin Allambrez te Beratit. Sipas policise, Misiraj ne bashkepunim edhe me dy te tjere, ka qelluar me arme ndaj Kastriot Shehut, duke e lene te vdekur ne vend. Ngjarja ka ndodhur per motive hakmarrje, pasi viktima Kastriot Shehu, kishte vrare nje muaj me pare vellain e njerit prej atyre qe me pas e ekzekutuan. Duke shfrytezuar edhe klimen e pasigurt qe ekzistonte ne vend gjate atij viti, Misiraj i ka shpetuar kapjes se policise dhe ka mundur te largohet nga Shqiperia. Per gjithe keto vite ai ka qendruar ne arrati, duke iu shmangur drejtesise.
Dosja per kete vrasje u rihap per gjykim dhe pas provave te reja Gjykata e Beratit, vendosi ne 17 shtator te vitit 2007 ta denoje ne mungese Misirajn me 19 vjet burg, per kryerjen e veprave penale te "vrasjes me paramendim ne bashkepunim", "te prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake". Ndersa ne vitin 2003 po me vendim gjykate, ndaj tij ishte leshuar nje urdher arresti nderkombetar.
Arrestimi
Gjoleke Misiraj u arrestua ne 31 maj te vitit 2009 ne Itali. Ai u kap ne Siena, mes nje grupi shqiptaresh te akuzuar per trafik droge. Sipas mediave italiane, pas hetimeve te prokurorise italiane, kane cuar ne zbulimin e grupit te trafikanteve shqiptare, te gjithe rezidente te ligjshem ne vendin fqinj. Sipas policise italiane, ky grup merrej me trafikimin e droges, vecanerisht te kokaines. Mes te arrestuarve, ishte edhe Gjoleke Misiraj, i kerkuar ne vendin e tij per vrasje dhe posedim te armeve. Arrestimi i tyre u krye ne stacionin e trenit "Poggibonsi", pas rreth dy muaj hetimesh.
Vrasja
Ngjarja ka ndodhur ne 27 korrik te vitit 1997, rreth ores 15.30 ne fshatin Allambrez te Beratit. Sipas policise, Misiraj ne bashkepunim edhe me dy te tjere, ka vrare Kastriot Shehun per motive hakmarrje, pasi viktima kishte vrare nje muaj me pare, vellain e njerit prej atyre qe me pas e ekzekutuan.

Denimi
Gjykata e Beratit, vendosi ne 17 shtator te vitit 2007, ta denoje ne mungese Misirajn me 19 vjet burg per kryerjen e veprave penale te "vrasjes me paramendim ne bashkepunim" dhe "te prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake".

Prangosja
Gjoleke Misiraj u arrestua ne 31 maj te vitit 2009 ne Itali. Ai u kap ne Siena, mes nje grupi shqiptaresh te akuzuar per trafik droge. Pas hetimeve dy mujore, policia ka zbuluar nje grup trafikantesh shqiptare te gjithe rezidente te ligjshem ne vendin fqinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›