E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me fuoristrade te vjedhur, nen hetim ish-deputeti Vladimir Fejzo

Vlore- Ish-deputeti Vladimir Fejzo, hetohet ne gjendje te lire qe prej dites se hene, nen akuzen e trafikimit te mjeteve motorike. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare te policise, pas nje kontrolli qe eshte bere ne automjetin luksoz "BMW X5", ngjyre e zeze, me targa angleze EY 58 XUT. Agjentet antitrafik zbuluan se ky automjet ishte vjedhur ne Angli, ne daten 13 prill. Pas ketij konstatimi blute i kane bllokuar automjetin Fejzos, ndersa ndaj tij ka nisur hetimi ne gjendje te lire, nen akuzen e "trafikimit te mjeteve motorike", deri ne zbardhje te rrethanave te ngjarjes. Nga verifikimet e bera prej agjenteve, mesohet se mjeti luksoz eshte sjelle nepermjet portit te Vlores kete muaj dhe pasi ka mberritur ne Shqiperi, i eshte bere dhe denoncimi. Po ashtu burime nga policia sqaruan se ne deklarimet e tij, ish deputeti Fejzo ka shpjeguar se nuk kishte dijeni qe automjeti i tij ka qene denoncuar si i vjedhur. Gjithsesi hetimi ne ngarkim te Fejzos, do te vijoje ne gjendje te lire pasi eshte mbajtur per disa ore si i shoqeruar. Policia tha se makina ka kaluar ne sekuestro si prove materiale dhe hetimet do te zgjerohen me tej per te zbuluar rrjetin e trafikanteve. Agjentet po verifikojne dokumentacionet e mjetit dhe rrugen qe ka ndjekur deri ne Vlore.

Karriera

Vladimir Fejzo, ka qene deputet i Partise Socialiste ne mandatin 1997-2000, kohe kur dha doreheqjen per te kandiduar per kryetar bashkie. Ne vitin 2005 ka rikandiduar perseri per deputet, por kete here si i pavarur perballe Bujar Leskaj dhe Mezan Malaj, por disa dite para votimit eshte perjashtuar nga garimi.

O. Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›