Vjedhje me dhune ne qender te Tiranes, i merren 7 mije leke
TIRANE - Nje person eshte grabitur me dhune ne mes Tiranes, duke i marre shumen e 7 mije lekeve. Ngjarja mesohet te kete ndodhur mbremjen e dy diteve me pare, ne lulishten "Vellezerit Frasheri". Lajmi eshte bere i ditur nga burime zyrtare te Policise se Tiranes, te cilat thane se eshte bere e mundur qe te gjendet personi, qe ka kryer kete vjedhje. Policia tha se eshte vene ne pranga Armand Sefa, 31 vjec, lindur dhe banues ne Tirane. Sipas policise, ka qene nje qytetar i cili ka deklaruar se ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", prane lulishtes, i kane vjedhur me dhune shume e parave prej 7.000 lekesh. Gjate kallezimit te bere nga ai, eshte mesuar se ka qene duke ecur ne rruge kur eshte sulmuar nga nje i ri. Pasi ka kundershtuar, 31-vjecari e ka goditur me grushte dhe i ka marre shumen e parave qe ai kishte me vete. E i ndodhur ne kete gjendje, ai i eshte drejtuar policise. Perpara uniformave blu, ka treguar per ngjarjen e ndodhur ne qender te kryeqytetit, ne nje moment kur kishte dhe shume levizje. Pas marrjes se denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe ka shoqeruar disa persona si te dyshuar ne lidhje me kete ngjarje. Pas disa hetimesh, kane mundur te identifikojne autorin e kesaj grabitjeje te dhunshme te ndodhur ne Tirane. Policia tha se i dyshuar per kete ngjarje eshte Armand Sefa, 31 vjec. Dosja i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, per akuzen e "vjedhjes me dhune". A. Cena