E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet me "presh" ne duar 20-vjecari

TIRANE - Nje i ri eshte arrestuar pasi eshte kapur ne flagrance duke vjedhur nje lokal ne Tirane. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 22:00, te dy diteve me pare ne afersi te vendit te quajtur "21 dhjetori". Gazmir Lira, 20 vjec, pasi kishte thyer nje xham, ka hyre ne lokalin "Kevin". Aty ka marre nje shume parash prej 10 mije lekesh, si dhe disa steka me cigare te llojeve te ndryshme. Por ai eshte pare nga disa persona te cilet kane njoftuar policine. Keta te fundit kane shkuar me shpejtesi ne vendin ku ishte duke ndodhur ngjarja dhe kane kapur ne flagrance 20-vjecarin, duke i gjetur ne xhepa leket e grabitura dhe ne dore stekat me cigare. Pas kesaj ai eshte derguar ne ambientet e Komisariatit numer 2, te kryeqytetit ku eshte marre ne pyetje per vjedhjen e bere. Burime nga policia thane se, ndaj Gazmir Lires eshte ngritur akuza e "vjedhjes" dhe dosja me materialet ne ngarkim te tij eshte derguar ne Prokurorine e Tiranes. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›