I kerkuar per trafik droge, kapet shqiptari
MILANO - Karabinieret e Palestrines, ne Milano kane bere te ditur se, kane arrestuar nje shqiptar te shumekerkuar. Sic ben te ditur media italiane, personi i arrestuar eshte nje 33-vjecar me inicialet K. A. Policia njoftoi gjate dites se djeshme se, kane arrestuar nje 33-vjecar shqiptar, te njohur dhe te kerkuar nga drejtesia per trafik nderkombetar droge. I arrestuari, emri i te cilit nuk behet publik per arsye hetimi, ka qene i perfshire ne nje rrjet te trafikut te droges, te shkaterruar nga policia e Milanos, muajt e kaluar. Sipas policise, i arrestuari ishte nje nga kreret e grupit te personave qe jane arrestuar. gjate operacioneve te policise jane vene ne pranga me shume se 15 persona. Nderkaq jane sekuestruar shume kilograme lende narkotike te llojeve, heroine dhe kokaine. I arrestuari tani ndodhet ne qeli dhe gjate dites se neserme pritet te dale para gjykates, ku do te marre dhe masen e sigurise. A. C