E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet monstra e Prevallës, pranon vrasjen e së shoqes

Librazhd

Policia heton dhe për dy vrasje të tjera dhe incest me të bijën
Vrasësi i Prevallës pranon autorësinë e vrasjes së bashkëshortes së tij, Mimozës, ngjarje kjo e ndodhur rreth 15 vjet më parë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta nga policia e Elbasanit. Pas kapjes në një komunë të Bulqizës, 55-vjeçari që vrau nënën dhe plagosi me sëpatë të bijën 18-vjeçare, ka pohuar se ka vrarë edhe nënën e fëmijëve të tij. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Haki Miska është çuar në vendin ku është gjetur e vrarë Mimoza Miska, dhe aty ai ka pranuar krimin. Ndërkohë hetimet janë përqendruar edhe në autorësinë e vrasjes së dy pjesëtarëve të fisit të Mimozës, të cilët u gjetën të vrarë pak kohë pas vdekjes së saj.
Kapja
Ndërkohë, burimet zyrtare të policisë së Elbasanit bëjnë të ditur se pas një operacioni 10-ditor është bërë e mundur gjetja dhe kapja e 55-vjeçarit Haki Miska, në fshatin Ostren të Rrethit të Bulqizës, rreth 45 kilometra larg qytetit të Librazhdit. Pas më shumë se një javë kërkimesh në të gjithë zonën verilindore e deri në zonat ndërkufitare me Maqedoninë, dje është finalizuar me sukses operacioni për kapjen e 55-vjeçarit Miska. Sipas burimeve policore, paraditen e djeshme, policia e Librazhdit ka zbuluar vendndodhjen e 55-vjeçarit, i cili afro 10 ditë kreu një krim të dyfishtë brenda familjes, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Prevallë të Komunës së Lunikut, në veri të qytetit të Librazhdit. Miska vrau mizorisht me sëpatë nënën e tij, Dijen 75-vjeçare dhe plagosi rëndë të bijën, Besmirën 18-vjeçare. Vrasësi gjatë kësaj kohe ka mundur të udhëtojë më këmbë nëpër male. Ai ka lëvizur vetëm gjatë natës dhe ka mundur të qëndrojë i fshehur për mbi 10 ditë. “Strofka” e tij e fundit u zbulua se ishte një banesë e braktisur nga të zotët e saj në fshatin Ostren të Komunës me të njëjtin emër në Rrethin e Bulqizës.
Hetimet
Nga hetimet paraprake të policisë përgjatë gjithë kësaj kohe, bazuar edhe në skedën e tij të pambyllur në policinë e Librazhdit, dyshohet se shkak i krimit të dyfishtë kanë qenë mosmarrëveshjet e gjata mes pjesëtarëve të familjes dhe 55-vjeçarit Miska. Sipas banorëve të fshatit, dihej nga të gjithë se 55-vjeçari ishte problem problematik dhe konfliktual. Sipas dëshmive, kanë qenë të rralla ditët që në familjen e tyre nuk ka pasur episode sherresh dhe rrahjesh të pjesëtarëve të familje, që nga vrasja e bashkëshortes. Sjelljet perverse të tij me djemtë dhe vajzën, e kishin thelluar edhe më tepër gjendjen në familjen Miska.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›