E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruksel, kapen 12 shqiptarë me armë, dyshohet se i trafikonin

BRUKSEL-Policia belge arrestoi 12 shqiptarë të dyshuar se ishin pjestarë të një bande në Bruksel ndërsa sekuestroi armë dhe eksploziv gjatë kontrollit që u bë në banesat e tyre, bënë të ditur sot nëpërmjet mediave belge autoritetet e drejtësisë në Belgjikë. Pas kontrollit në shtëpitë e të arrestuarve, (emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur) që u zhvillua pa ndonjë incident, janë sekuestruar plot 15 pistoleta dhe fishekë, një pushkë, një armë automatik kallashnikov, 7 kilogramë eksploziv i llojit, C4 dhe 1.5 kg dinamit. Në duar të policisë kanë rënë dhe granta dhe veshje antiplumb gjatë plot 22 kontrolleve që u zhvilluan në banesat e të arrestuarve. Zyra e prokurorisë në Bruksel bëri të ditur gjithashtu se nga të arrestuarit 11 prej tyre dyshohet se kanë marrë pjesë drejt për drejt në trafikimin e armëve dhe deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojnë në paraburgim. Kurse personi i dymbëdhjetë po merret ende në pyetje këto ditë nga gjyqtarët. Policia shprehet se hetimi për bandën ka nisur që në vitin 2008 dhe se ndërhyrja u bë vetëm pas provave të forta që inkriminonin direkt personat. Por të akuzuarit tashmë në paraburgim, kanë mohuar totalisht akuzat kundrejt tyre. (d.b/Expatica-AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›