E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendet vakante në gjyqësor, sot afati i fundit për kandidaturat

TIRANE- Përfundon sot afati zyrtar për paraqitjen e kandidaturave në Presidencë për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën e Lartë , procedurë e hapur nga presidenti Topi në fund të muajit Janar. Pas kësaj dite, kryetari i shtetit do të nisë mbledhjen e informacioneve për emrat që kanë paraqitur kandidaturat për të plotësuar vendet bosh në dy prej gjykatave më të rëndësishme në vend, përkatësisht 2 në Gjykatën e Lartë dhe 6 në Gjykatën Kushtetuese. Në bazë të përcaktimeve kushtetuese dhe ligjore, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese emërohen nga radhët e juristëve me me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion. Gjyqtarët e Gjykatës së lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi pune jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar që kanë ushtruar këtë profesion për jo më pak se 15 vjet. Në qershorin e vitit 2008, emërimet për vendet vakante në Gjykatën e Lartë e vunë Presidentin Topi përballë presioneve dhe sulmeve nga ana e mazhorancës . Në atë kohë, drejtuesit e së djathtës akuzuan kreun e shtetit se për emrat e përzgjedhur për gjykatën supreme nuk ishte konsultuar dhe as nuk kishte marrë mendimet e kuvendit , cka coi dhe në refuzimin me votë të propozimeve të para të asaj kohe të kreut të shtetit. Pak ditë më parë, në një tryezë të posacme ish presidentë, diplomatë dhe specialistë të fushës mbështetën presidentin për përzgjedhjen e emrave , ndërsa nuk munguan dhe propozimet në mënyrë që të ndryshohet kushtetuta për të evituar që kompetencat e kreut të shtetit të rrezikoheshin nga kompetencat kryeministrore. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›