E Diel, 1 Nëntor 2026

“Rama, Ngjela, Veliaj dhe Ndoka mblidhen për festën e dashuruarve, sulmojnë tryezën”

Ylberistët kremtojnë Shën Valentinin, i premtojnë njëri-tjetrit dashuri të sinqertë Nuk ndalet aleanca politike për destabilizimin e Shqipërisë edhe në momentet kur rruga e kompromisit dhe e dialogut kanë marrë drejtimin e duhur. Vetëm një ditë pas tryezës së Presidentit Topi, Edi Rama mblodhi dje në ambientet e hotel “Sheraton”, pikërisht në festën e Shën Valentinit, apo të njohur ndryshe si ditën e të dashuruarve, mbështetësit e tij grabitqarë. Aleanca ylberiste Rama-Ngjela-Veliaj-Ndoka, kremtuan festën e shënuar dhe përmes solidarizmave për besnikëri të shenjtë, u betuan se do të vazhdojnë aksionin malavit ndaj mazhorancës dhe liderit të saj Sali Berisha.    Aleanca e shpallur si sunduese e Frontit kundër aksionit qeveritar, ka bërë tashmë celebrimin, në festën e të dashuruarve, në prani të dëshmitarëve okularë siç janë përfaqësuesit e medias. Kjo aleancë dashakeqe, që përveç destabilizimit politik të Shqipërisë shkakton edhe një traumë politike, teksa nënshkruesit e asaj nuk janë familjarë, por thjesht njerëz të degdisur që kanë demonstruar dhunë sistematike ndaj bashkëshorteve të tyre, duhet ndaluar menjëherë, pasi në vetvete mbart imazhin e një shoqërie aspak normale dhe njëherazi të narkotizuar. Ata u shfaqën para opinionit publik, me manipulime nga më të ndryshmet, pa asnjë bazë të mirëfilltë logjike, duke përsëritur refrenin dashakeq, atë të rrëzimit të qeverisë me çdo kusht, se ashtu u intereson atyre, pra brezit të dytë të nomenklaturës komuniste. Ajo që është më e turpshme nga kjo mesele, ka të bëjë me nihilizmin e tejskajshëm të kësaj kategorie të politik bërësve, të cilët punojnë ditë e natë, për të shkaktuar konfuzion në radhët e shoqërisë dhe sajimin e ngërçeve të panevojshëm institucionale. Por, shumë kush e kupton se cila është zanafilla e vërtetë e sjelljes së Edi Ramës. Ai po lufton pa arsye, për të rrëmbyer pushtetin me dhunë dhe të ndryshojë sistemin politik në vend, pasi kjo do të ishte e vetmja lëvizje që do t’i favorizonte mbajtjen e pushtetit pa pëlqimin e shqiptarëve, duke ndjekur rrugën e atit të tij shpirtëror, Enver Hoxhës. Disa pretendime të ngritura për zgjedhjet e 28 qershorit, nuk janë gjë tjetër, veçse tymnaja për të destabilizuar vendin. Për të bërë të mundur ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, të cilët në rastin më të mirë kritikojnë qeverinë, në bazë të raporteve të manipuluara nga ana e opozitës, por që në të vërtetë edhe bota evropiane e ka të qartë, se Shqipëria nuk mund të shënojë precedentë kushtetues, pasi kjo do të ishte një lëvizje që do t’i thoshte lamtumirë demokracisë. Edi Rama i ka të qarta idetë. Qëllimi i tij i vetëm është marrja e pushtetit me dhunë, madje për realizimin e këtij kësaj ideje poshtëruese paralajmëroi protesta masive më 20 shkurt. Por, cila është baza dhe mbështetja ndaj planeve të Edvin Kristaq Ramës? Mbështetja e tij e vetme, është pikërisht binomi i lartpërmendur, që zhvillon mbledhje në errësirë dhe larg transparencës se si të largojë Berishën nga pushteti dhe si të shtijnë në dorë Shqipërinë. Kjo është një strategji e njohur. Të njëjtën rrugë kanë ndjekur vite më parë, kasapët e regjimit komunist, të cilët vranë dhe pushkatuan opozitën e kohës, për të shtirë në dorë dhe njëherazi pa humbur kohë, shtetin. Megjithatë, duhet theksuar se Shqipëria është tashmë një vend anëtar i NATO-s, një vend që pret mbylljen me sukses të proceseve të integrimit, siç është marrja e statusit kandidat dhe liberalizimi i vizave, brenda afateve të premtuara nga qeveria “Berisha 2”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›