E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet ne Austri Hektor Nikolli grabiti autobusin ne 96-n

Pas plot 15 vitesh i shpallur ne kerkim nderkombetar per ngjarjen e rende te vitit 1996 ku gjate grabitjes se armatosur se nje autobusi kane mbetur te vdekur edhe dy shtetas Hektor Nikolli 35 vjec nga Dibra eshte arrestuar nje dite me parte ne Vjene te Austrise fale nje bashkepunimi me zyren e Interpol Tiranes. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga te dhena zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit sipas te cilave Gjykata e Shkalles se Pare Diber me vendimin nr. 73 date 27.10.2009 ka vendosur masen e sigurise Arrest ne burg ne ngarkim te 35-vjecarit per vepren penale te Vjedhjes me pasoje vdekje. Policia tha se Nikolli eshte shpallur ne kerkim nderkombetar nga Interpol Tirana me date 23 shkurt te nje vitit me pare. Rreth ngjarjes policia tha sqaruar se me daten 19 nentor te vitit 1996 rreth ores 1530 ne vendin e quajtur Shenllesh komuna Rec pese persona te armatosur kane qelluar me arme zjarri ne drejtim te autobusit te linjes Peshkopi-Rec qe drejtohej nga shtetasi Rasim Elezi. Si pasoje e ketyre te shtenave kane mbetur te vrare shtetasit Rasim Elezi dhe Asllan Mece. Autoret e kesaj ngjarjeje pasi jane futur brenda ne autobus nen kercenimin e armeve te zjarrit dhe keqtrajtimit qe u kane bere pasagjereve te autobusit kane grabitur shumen prej 120.000 lekesh shume e cila i perkiste administrates dhe asistences sociale te komunes Rec Diber. Nderkohe Hektor Shaqir Nikolli eshte identifikuar si nje nga autoret e ngjarjes pasi ka qene i pamaskuar. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol Tiranes me Interpol Vjenen u be i mundur arrestimi i tij me qellim ekstradimi drejt vendit tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›