E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pranga edhe dy demonstrues te 21 janarit

Policia e kryeqytetit ka vene ne pranga edhe dy persona te tjere te cilet dyshohet te kene qelluar punonjesit e policise ne sherbim gjate protestes se dhunshme te 21 janarit. Lajmi eshte bere i ditur gjate dites se djeshme nga zedhenesja e policise se Tiranes Alma Katragjini sipas se ciles sherbimet e Komisariatit te Policise nr. 3 kane arrestuar diten e diel 26-vjecarin Ani Byku si dhe 47-vjecarin Ymer Murati te dy banues ne Tirane. Policia tha se ndaj 26-vjecarit prokuroria ka leshuar urdhrin e ndalimit pasi akuzohet se gjate oreve 1400 -1900 te dates 21 janar ne bulevardin Deshmoret e Kombit ka goditur per shkak te detyres punonjesit e policise.

Nderkohe qe 46-vjecari akuzohet se gjate protestes nga ora 1400 -1900 ne bulevardin Deshmoret e Kombit ka goditur me mjete te forta per shkak te detyres punonjesit e policise te Komisariatit nr. 3. Materialet e parashikuara nga neni 237 i Kodit Penal i kaluan prokurorise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›