E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen demonstruesit e dhunshem te 21 janarit

Gjykata e Tiranes ka vendosur lirimin e pjeses me te madhe te personave te ndaluar qe qelluan me gure e mjete te forta forcat e policise gjate demonstrates se dhunshme te 21 janarit. Nje dite me pare kjo gjykate ka vendosur caktimin e mases se sigurise Detyrim paraqitje per 85 persona ndersa 22 prej tyre do te hetohen ne masen e Sigurise arrest me burg me afat 20 dite 4 te tjere me mase Sigurie arrest me burg me afat 15 dite 2 Arrest shtepie si dhe dy te tjere me masen e sigurise Arrest me burg.

Gjate ores 1030 te mengjesit te djeshem te arrestuarit e demonstrates jane futur nje e nga nje neper sallat e gjyqit ku kane dale perpara gjykates. Nderkohe qe gjyqtaret e gatshem Artur Gaxhi Agron Zhukri Ardian Kalia Arjan Aliaj Bujar Krasniqi Blerina Muca Besnik Hoxha Fatri Islamaj Neritan Cenaj Ibrahim Hoxha Petrit Como dhe Gerd Hoxha kane shqyrtuar rreth 10 masa sigurie secili. Per secilin prej tyre prokuroria ka shpjeguar vendin e arrestimit. Nga ana tjeter mbrojtesit e te pandehurve kane hedhur poshte faktin qe klientet e tyre te kene qene pjese e protestes apo te kene qelluar mbi efektivat e policise. Per kete arsye ata kane kerkuar lirimin e klienteve te tyre. Gjykata pas degjimit te te dyja paleve ka vleresuar te ligjshem arrestimin e tyre ne flagrance duke vendosur ne pjesen me te madhe te rasteve masat e sigurise te kerkuara nga prokuroria por ka pasur edhe raste qe ka vendosur masa me te buta se ato te kerkuara nga organi i akuzes.

Te 116 te pandehurit e demonstrates se 21 janarit akuzoheshin se kane qelluar me gure tulla shkopinj etj. efektive te policise qe ndodheshin te vendosur ne sherbim perpara godines. Gjithashtu te pandehurit akuzoheshin se edhe kane shkaterruar e djegur nje sere automjetesh te parkuara aty prane. Mbi ta rendojne akuzat e Kundershtimit te punonjesve te policise se rendit si dhe Shkaterrim te prones. Gjate demonstrates se dates 21 janar tre persona kane gjetur vdekjen nderkohe qe jane plagosur 42 punonjes policie te cilet jane derguar ne Spitalin Qendror Ushtarak dhe ne Spitalin Nene Tereza per te marre ndihmen e nevojshme mjekesore nderkohe qe 65 te tjere jane lenduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›