E Diel, 1 Nëntor 2026

an rrethimin e policise ne kufi kapet trafikanti i 22 tone kafeje

Sekuestrohen rreth 22 tone kafe dhe 2 tone fruta molle. Ne pranga edhe pronari i firmes private qe porositi kafene

Nuk i eshte bindur urdhrit te policise per te ndaluar ne dogane por ka shtuar edhe me shume gazin per tu shpetuar forcave te rendit. Drejtuesi i kamionit eshte ndaluar nga policia greke qe ne bashkepunim me palen shqiptare kane bllokuar edhe nje sasi te konsiderueshme mallrash kontrabande. Mariglen Shehaj 28 vjec nga Delvina drejtuesi i kamionit dhe Bebi Qebini 44 vjec nga fshati Luzat Tepelene pronari i mallit te sekuestruar jane vene ne prangat e specialisteve te Sektorit per Hetimin e Krimit ne Drejtorine Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster te cilet kane sekuestruar rreth 22 tone kafe dhe 2 tone fruta molle. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga te dhena zyrtare te policise se qytetit jugor ku sipas zedhenesit te kesaj drejtorie Genti Soti mesohet se mbremjen e se dieles drejtuesi i automjetit u perpoq te kalonte pa kryer veprimet doganore ne sportel ndersa eshte perpjekur te rikthehet ne token greke me shpejtesi. Fale nje koordinimi pune te shpejte te policive te te dyja vendeve eshte bere i mundur arrestimi i tij si dhe sekuestrimi ne cilesine e proves materiale te sasise 22 tone kafe.

Ngjarja

Pasi nuk ka mundur dot te realizoje kalimin e kamionit duke iu shmangur detyrimit doganor Mariglen Shehaj 28 vjec nga Delvina ka tentuar te rifuse perseri kamionin ne token greke duke kaluar me shpejtesi dhe duke mos iu bindur urdhrit te punonjesit te Policise Kufitare per te ndaluar. Gjithcka ka ndodhur rreth ores 1915 minuta te se dieles ne Piken e Kalimit te Kontrollit Kufitar Kakavije kur i riu nga Delvina i cili drejtonte automjetin e tij tip kamion Mercedes-Benz me targa TP 2673B eshte futur nga territori grek per ne territorin shqiptar. Pasi ka kryer veprimet e para ne sportelet e Policise Kufitare ne Kakavije punonjesit e policise e kane drejtuar per ne sportelin e doganes per te kryer veprime te metejshme pasi kamioni ishte i ngarkuar me mallra per te cilat paguhet akcize.

Menjehere sherbimet e Policise Kufitare specialistet e Sektorit per Hetimin e Krimit ne Drejtorine Rajonale per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster kane bashkepunuar me palen greke duke bere bllokimin e mjetit si dhe me pas kapjen e drejtuesit te kamionit pasi ky shtetas braktisi kamionin ne token greke dhe u largua me vrap.

Fale koordinimit te operacionit te policive te dy vendeve eshte bere i mundur shume shpejt ndalimi dhe arrestimi i 28-vjecarit. Nderkohe kamioni eshte sjelle ne piken doganore te Kakavijes ku pasi eshte hapur dhe keqyrur nga grupi hetimor i kryesuar nga prokurori rezultoi se ne brendesi te kamionit kishte 22 tone kafe dhe 2 tone molle ku drejtuesi i automjetit u perpoq ti kalonte pa kryer veprimet doganore.

Sasia e kafes dhe e molleve u sekuestruan ne cilesine e proves materiale.

Hetimi

Nga veprimet e para hetimore te kryera nga ana e specialisteve per Hetimin e Krimit ne Drejtorine Rajonale te Kufirit dhe Migracionit Gjirokaster nen drejtimin e prokurorit ka rezultuar malli i sekuestruar ishte porositur nga 44-vjecari Bebi Qebini per llogari te firmes ne pronesi te bashkeshortes se tij. Policia tha se ky shtetas ishte shoqerues i mallit dhe eshte arrestuar ne ambientet e Pikes se Kalimit te Kontrollit Kufitar Kakavije nderkohe qe ne perfundim te veprimeve te para hetimore ndaj tij eshte marre menjehere masa e arrestit gjithashtu edhe ndaj drejtuesit te kamionit Mariglen Shehaj. Specialisti i marredhenieve me publikun ne Drejtorine e Policise se Gjirokastres Genti Soti pohoi se arrestimi i tyre u be per veprat penale Kontrabande me mallra qe paguhet akcize Kontrabande me mallra te tjera dhe Kalim i paligjshem i kufirit dhe mosbindje ndaj urdhrit te punonjesit te policise se rendit publik. Materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme.

Arrestuar

Mariglen Shehaj 28 vjec nga Delvina drejtuesi i kamionit

Bebi Qebini 44 vjec nga fshati Luzat Tepelene pronari i mallit te sekuestruar

Sekuestruar

22 tone kafe

2 tone fruta molle

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›