Shqiptarët, kokainë kombëtares së regbit
27/01/2012 “Krahu i shtëpisë”, lojtar profesionist italian furnizohej nga shqiptarët, shiste ngado
Kampionia e body building tregti në palestër. Skema e rrjetit që tronditi Italinë
ITALI- Karabinierët shkatërruan dje një rrjet shpërndarësish droge, të cilët shfrytëzonin fytyrën e pastër të sportit të rugby (regbi), për të shitur kokainë. Droga mbahej në një dollap me kyç dhe qëndronte aty gjatë lojrave të rugby. Një xhiro që nga policia përshkruhet si “mbresëlënëse”, “e paimagjinueshme”. Në qendër të operacionit të madh të kryer nga njësia hetimore e policisë së Piaçensës është Filippo Nereo Maserati, 41 vjeç, i mbiquajtur “flanker” (krahu i shtëpisë). Hetimet nxorrën në dritë se ai furnizohej me kokainë dhe hashash nga një bandë shqiptarësh. Maserati në regbi është linja e tretë, njeriu i lidhjeve mes të shpejtëve trekuartistëve dhe ata të përleshjeve të rënda. Ashtu si në fushë, Maserati kishte studiuar një metodë të lidhjes mes botës së tij të drogës dhe sportit. Falë operacionit të policisë në krahinat Piacenza, Parma, Varese, Pavia, Lodi dhe Milano, tani loja ka mbaruar. Hetimet kanë lejuar ekspertët të, ekzekutojnë 35 arrestime, (17 urdhër-arreste dhe 18 arrestime në flagrancë), të denoncojnë 40 të dyshuar, të raportojnë 184 përdorues dhe të sekuestrojnë rreth 10 kg kokainë, drogë me kualitet e pastërti të lartë. Shumë atletë janë të përfshirë në hetim, 13 lojtarët të regbit dhe tifozët e futbollit në Piacenza. Në hetim u përfshi edhe e dashura e Maseratit, Mariachiara Borella, 25 vjeçe, kampione në body building, në kategorinë mbi 52 kg. Ajo kishte fituar titullin majin e kaluar në Bolonja për tu bërë zëvendëskampione evropiane në Dinant të Belgjikës, në qershor. Përfundoi në pranga pasi rezulton si boshti i sistemit bashkë me Maseratin. Siç e përshkruan policia, ideja e “krahut të shtëpisë”, ishte që të shfrytëzonte një sport që konsiderohet si “i pastër” dhe “i drejtë”. Maserati, i quajtur edhe “krahu Pipo”, së bashku me të dashurën e tij, filloi një biznes fitimprurës të shitjes së kokainës, hashashit dhe marihuanës si në ambientet e regbisë, ashtu edhe në ato të lidhura me shumë klube të famshme të provincës së Piacenzës.
Kokainë në regbi dhe koncerte
Çifti jetonte në Piacenza gjatë natës dhe të dy ishin shumë të njohur në bare. Karabinierët shpjegojnë se “Bashkë me të ishin edhe disa kolegë të kësaj fushe, shumë prej të cilëve janë blerës të kokainës. Falë këtij roli të dyfishtë si lojtar-gënjeshtar regbi, ai kishte një det konsumatorësh në dispozicion. Droga fshihej shpesh në sheshe ndërtimi ose përgjatë pistave të biçikletave, për tu asgjësuar më pas në klubet e natës, gjatë stërvitjeve ose pak para se të niste ndonjë ndeshje regbi i ekipit të Piacenzës”. Policia asistoi gjatë shitjes së kokainës gjatë derbit të 10 prillit mes Piacenzës dhe Lyons, të dy ekipe të qytetit emilian. Maserati ka shitur gjithashtu kokainë gjatë garave të kombëtares italiane të regbit, p.sh. kur vitin e kaluar u zhvillua në Firence ndeshja Itali-Australi, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Banda e tregtarëve të drogës donte të shkonte më tej, duke përdorur pozitën e tyre të sigurisë gjatë koncertit “Heiniken Jamming”, ku u duhej të kishin kujdes edhe për vendet ku fshihej droga. Policia ka mbledhur prova në datat 9, 10 dhe 11 qershor 2011, kur, për shembull këndonin artistë si Coldplay, Muse, ose Zuçhero, ashtu edhe disa ditë pas koncertit të Vasco Rossi në stadiumin San Siro në Milano. “Krahu i shtëpisë” ka shitur drogë edhe në koncertet e Iron Maiden, Linkin Park, Take That, etj. Teksa Maserati vepronte në koncerte, e dashura e tij kujdesej për tu shitur drogë klientëve të një palestre në Gossolengo, ku kishte detyrën e instruktores. Gruaja tjetër e përfshirë në këtë hetim është Patricia Alberici ose “Patty”, 40 vjeçe. Një lloj nxitëse tifozësh, Patty ishte një aktore mbresëlënëse pasi frekuenca dhe numri i konsumatorëve në veprimtarinë e drogës implikon edhe anëtarët e të ashtuquajturës “Curva Nord” dhe disa lojtarë nga klubet amatore të krahinës.
Shqiptarët, furnizuesit kryesorë
Nga hetimi rezultoi se shpërndarja e drogës kishte një sistem të dendur në fusha të ndryshme të Piacenzës. Si një pikë qendrore e veprimtarive të paligjshme është identifikuar një lokal i njohur lokal “Fiorenzuola dArda”, drejtuesit e së cilës Luciano Schenardi, 59 vjeç dhe Matteo Bruzzi, 42 vjeç, të dy të arrestuar, të mbështetur nga “krahu i shtëpisë”, plotësonin kërkesat për kokainë për njerëzit që festonin. Restoranti, i njohur si pikë takimi në “Val dArda”, mes lojtarëve të regbit apo tifozëve dhe shitësve të njohur të drogës me origjinë shqiptare, ishte bërë një vend “bisedimesh”, pra një udhëkryq i kokainës në të gjithë krahinën. Në hetim janë përmendur edhe klube nate, ku përveç kërcimtareve, parave dhe drogës që derdhej lumë, Maserati gjente edhe hotele dhe aktivitete sportive për klientët e tij. Interesante është edhe figura e avokates Maria Elena Concarotti, e cila ishte e lidhur me vëllezërit shqiptarë Dorjan dhe Syrja Uku. Avokatja u arrestua pasi i mbështeste ata në shpërndarjen e kokainës dhe i furnizonte me informacione rreth procesit hetimor që kishte nisur. Në përgjim rezulton se Maserati dhe njerëzit e tij, nga frika e arrestimit po i shante policët me fjalët “qen”. Në një nga këto telefonata të përgjuara është zbuluar edhe kanali i furnizimit me drogë, veçanërisht në Parma. “Krahu i shtëpisë” furnizohej me kokainë dhe hashash nga banda e shqiptarëve (shumica e tyre janë arrestuar).