21 janari 2011, Doshi drejtuesi i protestuesve të mbledhur nga Shkodra, mesazhet e Balles
25/01/2012 Organizatorët e protestës, zbardhet kërkesa e Prokurorisë për deputetët socialistë
Këshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve vendosi dje që të premten të zhvillojë seancë dëgjimore me deputetin socialist Tomë Doshi, për të cilin Prokuroria i ka kërkuar Kuvendit heqjen e mandatit të tij si deputet. Në këtë kërkesë të Prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij, për shkak se të dhënat dëshmojnë për rol aktiv të tij në protestë, thuhet se në intervalin kohor 13:30-17:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para godinës së Kryeministrisë është zhvilluar një demonstratë proteste, e njoftuar nga subjekti politik Partia Socialiste e Shqipërisë dhe për këtë deputeti Tomë Doshi, sipas Prokurorisë, ka organizuar pjesëmarrjen e personave nga komunat Bushat, Dajç, Velipojë, Gur i Zi, Oblik etj. në tubimin e datës 21 janar 2011. “Nga pamjet filmike të administruara në funksion të këtij procedimi penal evidentohet se shumë protestues të ardhur nga Shkodra apo zona të tjera përreth, të cilët janë organizuar nga ana e deputetit Tomë Doshi për të marrë pjesë në tubimin e protestës të datës 21 janar 2011, kanë qëlluar me gurë në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit”, - thekson Prokuroria, duke shtuar se “po nga të njëjtat pamje filimike mund të dallohet se shtetasit Lin Ndreu dhe Gjin Ndreu, tashmë të dënuar me vendim të gjykatës, por dhe shtetas të tjerë pjesëmarrës në këtë protestë, përpara se të konfrontoheshin me forcat e policisë kontaktojnë në mënyrë të përsëritur me deputetin e Kuvendit të Shqipërisë Tomë Doshi”. Duke u nisur nga këto të dhëna të grumbulluara deri në këtë fazë, sipas organit të akuzës, “ekzistojnë të dhëna dhe indicie që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se nga ana e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Tomë Doshi janë konsumuar elementet e veprës penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, parashikuar nga neni 262 i Kodit Penal”. Për të gjitha këto arsye për Prokurorinë është krijuar baza e mjaftueshme ligjore për të nisur procedim penal ndaj deputetit të PS-së Tomë Doshi “dhe për të kërkuar autorizim për procedimin ndaj tij”.
Deklarata e Doshit
Dy ditë më parë deputeti Tomë Doshi, menjëherë pas deklaratës së kryeprokurores Rama, e cila kërkoi mandatin e tij dhe të dy kolegëve të tjerë, shprehu gatishmërinë e tij të menjëhershme për t’u vënë në dispozicion të hetimeve për 21 Janarin. “Do të votoj edhe vetë pro kësaj kërkese ditën që do të vijë në parlament. Unë kam qenë në këtë protestë si deputet i Partisë Socialiste dhe kam demonstruar i qetë dhe paqësisht. Edhe kur Policia dhe Garda filluan të godasin, rrahin dhe më pas vrasin protestuesit, unë kam kontribuar për të qetësuar protestuesit, për të ndaluar aktet e dhunshme. Çdo hap imi atë ditë është filmuar dhe çdo gjë është transparente”, -tha Doshi, duke shtuar se “Prokuroria duhet të gjejë sa më shpejt vrasësit me pushtet, ata që kanë urdhëruar vrasjet”.
Ja arsyet pse Prokuroria kërkon heqjen e mandatit të deputetit të PS-së
Prokuroria: Balla dyshohet se ka qenë nxitës direkt i dhunës
“Protestuesit kanë pyetur Ballën se çfarë duhej të bënin dhe pse u tërhoq shumica”
Argumentimi i prokurores së përgjithshme Ina Rama për heqjen e mandatit të deputetit socialist Taulant Balla është se edhe ai, ashtu si kolegu i tij Doshi, më 21 janar 2011 shihet në pamje filmike pranë demonstruesve që qëllojnë me gurë dhe sende të tjera në drejtim të Kryeministrisë. “Gjatë këtij grumbullimi masiv njerëzish persona të ndryshëm, pjesëmarrës në protestë, kanë qëlluar me sende të forta në drejtim të forcave të caktuara për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike, si dhe objektit ku ndodhen zyrat e Këshillit të Ministrave, ku është qëlluar me armë zjarri”, - thuhet në kërkesën e Prokurorisë. Dhe sipas saj heqja e imunitetit të Ballës kërkohet sepse në telefonin e një prej të ndaluarve të 21 janarit është gjendur një mesazh, që i drejtohej deputetit socialist Balla se çfarë duhej të bënin, dhe pse u tërhoq shumica e protestuesve. Sipas Prokurorisë, “ky mesazh lë të dyshohet se Taulant Balla ka kryer veprime që mund të kenë shtyrë një numër të caktuar protestuesish në varësi të tij për të ndërmarrë veprime të dhunshme kundër forcave të policisë”. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, për deputetin Taulant Balla duhet një hetim i mëtejshëm i kësaj çështjeje, që nxiti protestuesit të përdornin dhunë më 21 janar të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë katër protestues dhe u plagosën 36 punonjës të forcave të policisë, efektivave të Gradës së Republikës si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në pasuri shtetërore dhe private. Taulant Balla është ndër akuzuesit kryesorë të Partisë Socialiste ndaj Kryeministrit Berisha për ngjarjen e 21 janarit, por kësaj radhe, në ndryshim nga akuzat politike, në drejtim të tij rëndon akuza për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme.
Kërkesa e Prokurorisë
Bare ka shpërfillur policinë e Tiranës për protestën
Për deputetin Besnik Baraj kërkesa për heqjen e imunitetit bazohet në faktin se si përfaqësues i Partisë Socialiste, kryetar për Tiranën, ka njoftuar policinë e Tiranës për protestën. Dhe për këtë Prokuroria thekson se “zoti Baraj nuk i është bindur kërkesës së policisë që të zbatonte ligjin për tubimet dhe për t’u vënë në dispozicion forcave të rendit informacionin e orarit të përfundimit të protestës dhe itinerarin e saj.”
Në këtë mënyrë, Prokuroria e Përgjithshme argumenton se “zoti Baraj shpërfilli kërkesat e ligjit, pasi nuk ka përcaktuar se cilët do të ishin personat konkretë që do të drejtonin tubimin dhe as ndihmësit e tyre, të cilët do të garantonin mbarëvajtjen, shpërfillje kjo që ndikoi në degradimin e protestës në akte të dhunshme”. Për këtë arsye, sipas kryeprokurores, krijohet dyshimi se zoti Baraj ka konsumuar veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme. Siç argumenton Prokuroria, të gjitha këto parashtrime krijojnë bazën e mjaftueshme ligjore për të nisur procedimin penal ndaj tre deputetëve socialistë dhe për t’i kërkuar Kuvendit autorizim për procedimin ndaj tyre. Procedimit penal ndaj deputeteve të Partisë Socialiste Besnik Baraj Taulant Balla dhe Tomë Doshi është regjistruar më datën 20 janar, por ai u bë publik vetëm dy ditë më parë, kur prokurorja e përgjithshme Ina Rama deklaroi se i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit të tyre. Për kërkesën e heqjes së imunitetit ajo është bazuar në disa të dhëna, me të cilat ka njohur Kuvendin e Shqipërisë dhe kërkon lejen për të hetuar më tej këta deputetë për ngjarjen e dhunshme të një viti më parë.