Kryeministri: Ligjet te shqyrtohen me rigorozitet
Komisionet parlamentare do te kene me shume kohe ne dispozicion, per te shqyrtuar nismat te cilat vijne nga qeveria. Kryeministri Berisha theksoi dje rendesine qe kishte shqyrtimi me kujdes i projektligjeve, sepse kjo ishte nje menyre e mire per persosjen e ligjeve te ardhshme ne vend. Edhe gjate pjeses me dyer te mbyllur te grupit parlamentar, te PD-se, Berisha i ka keshilluar deputetet qe t'i vene rendesi te madhe shqyrtimit te nismave te qeverise ne komisione. Sipas Berishes, ne mungese te opozites ne keto komisione, vemendja e deputeteve dhe e eksperteve ligjore duhet te ishte edhe me e madhe dhe te shqyrtoheshin me rigorozitetin me te madh, sikur perballe te kishin opoziten me te ashper. Per te, kjo duhet te jete primare, pasi kerkohen ligje te sakta.