E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet në Morinë Hektor Kelmendi, një ndër personat më të kërkuar nga SHBA-të

Nga Morina

Bashkim SHALA

Kukes me 04  tetor: Arrestohet në pikë-kalimin kufitar të Morinit në Kukes shtetasi me pasaporte serbe dhe kombesi shqiptare Hektor Kelmendi, i shpallur në kerkim nderkombetar nga Interpoli. Nderkohë zyrtarë të policisë kufitare që i referohen burimeve nga Interpoli kanë pohuar  se shtetasi me pasaporte serbe dhe kombësi shqiptare Hektor Kelmendi rezulton te jetë nder pesë personat më të  kerkuar nga FBI-ja i akuzuar per trafik droge, organizim të emigracionit ilegal, plagosje me pasojë vdekjen, gjymtim dhe vrasje, si dhe organizim të trafikut të qenieve njerëzore.

Zyrtarë të policisë kufitare  kanë  bërë të ditur për “Shekulli”-n  se “pasditen e marte rreth ores 16:00  është arrestuar në pikë-kalimin kufitar të Morinit shtetasi me pasaporte serbe me nr.00901365 dhe kombesi shqiptare Hektor Kelmendi lindur dhe banues në Republiken e Serbisë”.

Personi i ndaluar është shpallur në kerkim  nderkombetar nga Interpoli, nderkohë që gjykata në SHBA I ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”. Hektor Kelmendi është ndaluar teksa po udhetonte nga Kosova për në Shqipëri,nga policia kufitare në Morin. Gjatë kontrollit të pasaportes permes sistemit TIMS, emri  tij ka rezultuar te jetë  në listen e personave shumë te kerkuar nga FBI-ja. Policia menjeherë ka bërë ndalimin e Kelmendit duke i marrë dhe gjurmet e gishtave, nga ku ka rezultuar se personi i ndaluar është ai që kerkohet nga FBI-ja. Policia kufitare në Kukes ka shoqëruar personin e ndaluar për në mjediset e komisariatit të Kukwsit, ndwrkohë që prokuroria e këtij rrethi do të kerkojë sqarime  të mwtejshme nga Iterpoli lidhur me personin e ndaluar Hektor Kelmendi pwr të vazhduar procedurat e ekstradimit për në SHBA. Sistemi TIMS që është instaluar në të gjitha vendkalimet kufitare të Shqipërisë është i lidhur me qëndren e Interpolit që gjendet në Lion të Frances.

Kjo qendwr kontrollon permes një serveri të gjithë hyrje-daljet e shtetasve dhe automjeteve dhe automatikisht regjistron ato që rezultojnë “pozitiv” për të cilet kerkon llogari deri në ekstadimin e tyre, ndwrkohë që pwr automjetet i kwrkon ato fizikisht. Të njwjtwn veprim qendra e Interpolit në Lion të Francës aplikon edhe për të kerkuarit nga SHBA-ja, ku FBI-a e ka shpallur në kerkim nderkombetar duke  futur në listat e Interpolit si pesë nga personat më të kerkuar  në SHBA.Per personat e kerkuar nga Interpoli dhe Europoli të cilet arrestohen në Shqipëri, brenda 48-orwsh caktohet një masë arresti 40-ditor. Brenda kwtij afati, prokuroria pwrmes Ministrisë së Drejtësisë i kwrkon shtetit që ka shpallur në kwrkim personin e arrestuar që të dwrgojë materialet në ngarkim të personit të arrestuar. Pas shqyrtimit të materialit të derguar nga shteti i interesuar, prokuroria i kerkon gjykatës miratimin e ekstradimit  perfundimtar. Vendimi i gjykatës i percillet ministrisë së Drejtësisë ku kjo e fundit ia dergon vendimit shtetit të interesuar  per eksradimin e personit. Ministria e Drejtësisë me këtë rast bën edhe një kerkesë tjetër gjykatës per miratimin e ekstradimit. I gjithë proçesi gjyqësor në të dy shkallët duhet të përfundojë në një periudhë 90 ditore që nga dita e arrestimit të personit të shpallur në kerkim nga Interpoli dhe Europoli.

Prokuroria dhe gjykatat shqiptare me kete rast kryejnë vetëm procedurat e ekstradimit dhe nuk hetojnë lidhur me akuzat e ngritura nga shtetet që kanë shpallur në kerkim personin e arrestuar.Pas perfundimit të procedurave të ekstradimit, drejtoria e Burgjeve i dorezon zyrtareve të Interpolit të shtetit të interesuar të arrestuarin. Dorezimi i të arrestuarve zakonisht kryhet në Aeroportin e Rinasit. .Pikë-kalimet kufitare të Shqipërisë kanë të instaluar të gjitha sistemin TIMS.Ky është sistemi më i avancuar aktualisht, nderkohë që këtë lloj sistemi nuk e kanë shumë vende të rajonit. Në sistemin TIMS është i instaluar edhe sistemi i Interpolit. Përmes këtij sistemi behet i mundur identifikimi i të gjithë shtetasve, mjeteve motorrike, dokumenteve të ndryshme që janë në kerkim  dhe kanë probleme me ligjin.Përmes sistemit TIMS janë arrestuar shumë shtetas nga Kosova që janë shpallur në kerkim nga Interpoli, por edhe shumë shtetas të Shqipërisë apo të Kosoves që janë në kërkim nga të dy vendet respektive.

Shtetasit e Shqipërisë nuk lejohen të ekstradohen në asnjë vend me perjashtim të SHBA-së. Midis SHBA-së dhe Shqipërisë ekziston mareveshje ekstradimi që në kohen e mbretit Zogu  i Parë e hedhur poshtë nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë vitin e kaluar

Shtetasit shqiptarë të kerkuar nga Interpoli dhe Europoli në bazë të ligjeve në fuqi në Shqipëri  nuk mund të ekstadohen në vendet ku ato kanë kryer krime. Shqipëria ende nuk ka marëveshje ekstradimi me asnjë shtet tjetër perveçse me SHBA-në.Por edhe kjo marëveshje e nenshkruar në kohën e Zogut është hedhur poshtë në një farë menyre me rastin e ekstradimit për në SHBA të ish sekretarit të Ministrisë së Puneve të Jashtme Almir Rrapo i arrestuar në Shqipëri për llogari të shtetit amerikan. Gjykata e shkallës së Parë dhe ajo e Apelit lejoi ekstradimin e Rrapos për në SHBA, ndersa gjykata e Lartë e hodhi poshte vendimin e ketyre gjykatave, por Almir Rrapo pas vendimit të gjykatës së Apelit i cili konsiderohet si i formës së prerë, u ekstradua për në SHBA.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›