Patentë pa u paraqitur fare në provim, 4 arrestime
Dashamir Biçaku
TIRANE- Zyra e Antikorrupsionit në Policinë e kryeqytetit, mbylli dje një auto-shkollë në Tiranë, pasi pronari i auto-shkollës dhe tre instruktorë të saj, u arrestuan nga specialistët e Antikorrupsionit me akuzat e Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike si dhe të Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Të katër persona akuzohen se nëpërmjet auto-shkollës ku ata punonin iu merrnin para personave të ndryshëm në masën nga 30- 40 mijë lekë të reja mbi pagesën fikse të nevojshme për marrjen e patentës. Policia tha se veç këtyre personave nën hetim janë edhe disa persona të tjerë, të cilët janë punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor të Tiranës.
Paratë merreshin me qëllim që kursantët e auto-shkollës të mund ta merrnin provimin e patentës pa u paraqitur aspak në provimin me gojë apo me shkrim, apo duke u paraqitur vetëm formalisht ndërsa pjesëtarë të komisionit përpilonin vetë testin e një kursanti të kësaj auto-shkolle dhe më pas ata e dërgonin testimin për korrigjim ku më pas ai pas korrigjimit konsiderohej si i realizuar. Ndërkaq kandidati për të marrë lejen e drejtimit e kishte të marrë provimin me shkrim. E njëjta praktikë sipas burimeve të hetimit përdorej nga të akuzuarit edhe në momentin kur kandidati për të marrë patentën e shoferit, duhej të futej për të dhënë provimin praktik në rrugë në prani të specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor (DRSHTR) të kryeqytetit që ndodhet në Kashar.
Qemal Musta, 49 vjeç, banues në Tiranë, me drejtor i auto-shkollës Për leje drejtimi automjeti MIRI XX, Trandafil Taho, 54 vjeç, banues në Tiranë, instruktor në këtë auto-shkollës, Zenel Shera, 63 vjeç, instruktor i auto-shkollës, si dhe Nesti Xhurgjaj, 62 vjeç, po ashtu instruktor i auto-shkollës Miri XX, u dërguan në Gjykatën e Shkallës së Parë për masën personale të sigurisë. Personat e mësipërm, iu kërkonin para personave të ndryshëm në mënyrë të herë pas hershme që për të mos u futur në provim, apo për të u ndjerë të pasigurt përpara testuesve me shkrim dhe në praktikë për marrjen e dëshmisë së drejtimit të automjetit. Shuma e parave varionte nga 70 mijë deri në 80 mijë lekë të reja në total. Një fakt i tillë është konfitmuar nga hetimi i kryer nga policia si dhe nga deklarimet e mbledhura nga gjashtë personave të ndryshëm të cilët denoncuan aferën e të akuzuarve në policinës Tiranës afërsisht 9 muaj më parë.
Si funksiononte rrjeti
Në fillim të këtij viti një person denoncoi në drejtorinë e Policisë së Tiranës, se në auto-shkollën MIRI XX, i kishin ofruar që ti jepnin patentën e shoferit pa pasur nevojë të futej në testimin me shkrim, apo testimin praktik. E gjithë kjo sipas burimeve të policisë do të kushtonte në total 80 mijë lekë të reja në të cilën do të ishte përfshirë edhe pagesa e kuintancës (pagesa standarde për marrjen e patentës). Në disa raste, pagesa shkonte edhe në 70 mijë lekë të reja, duke bërë që ajo të ulej apo të ngrihej sipas varianteve të ndryshme. Pas kallëzimit të parë, policia regjistroi edhe disa kallëzime të tjera dhe menjëherë u regjistrua procedimi në prokurori,duke bërë që për hetimin të aktivizoheshin lloje të ndryshme përgjimi dhe metodash speciale etj. Në fillim të muajit mars është kryer pagesa e parë prej një prej personave. Sipas hetuesve i pari ka paguar 20 mijë lekë të reja në dorë një prej instruktorëve sipas kërkesës përkatëse. Më pas sipas hetimit të kryer nga policia instruktori pagoi një pjesë të parave specialistin e Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugpor. Një veprim i tillë sipas hetuesve është kryer edhe me denoncuesit e tjerë që bashkëpunuan me organet e hetimit. Pas dhënies së testimit me shkrim disa muaj pak muaj më vonë, u dha edhe provimi në praktikë. Edhe në këtë rast, policia regjistroi kursantët nëpërmjet metodave të saj, ndërsa ata paguanin instruktorët dhe drejtorin e auto-shkollës. Edhe në këtë rast pagesat shkonin në 20 mijë lekë të reja, ndërsa më pas paratë iu jepeshin isnpektorëve të drejtorisë rajonale të cilët ishin anëtarë të komisionit të testimit të kanditatëve për të marrë leje drejtimit për automjetet.
Të arrestuarit
Qemal Musta 49 vjeç, nga Tirana, Drejtor i Autoshkollës Për leje drejtimi automjeti MIRI XX,
Trandafil Taho 54 vjeç, nga Tirana, instruktor i autoshkollës MIRI XX,
Zenel Shera 63 vjeç, nga Tirana, instruktor i autoshkollës MIRI XX,
Nesti Xhurgjaj 62 vjeç nga Tirana, instruktor i autoshkolës MIRI XX,
80 mijë lekë ishte përafërisht shuma e paguar nga kursantët të cilët për kundrejt mos futjes në testimin me shkrim dhe atë praktik preferonin, arrinin ta merrnin patentën e shoferit.
6 denoncime të ndryshme regjistroi policia e Tiranës gjatë hetimit të saj, duke nisur hetimin ndaj drejtuesve të autoshkollës Miri XX, për akuzat e korrupsionit pasiv të personave të ushtrojnë funksione publike si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Edhe punonjës të shtetit brenda rrjetit
Veç katër personave të arrestuar, Zyra e hetimit të Korrupsionit dhe Kontrabandës në Policinë e Tiranës, tha dje se gjatë hetimit të kryer zbuloi dhe faktoi se në veprimtarinë e paligjshme të tre instruktorëve dhe drejtuesit të autoshkollës Miri XX, ishin përfshirë disa prej punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugore të Tiranës. Këta të fundit sipas burimeve të policisë dyshohen se gjatë punës së tyre kanë pranuar rryshfet nga këta persona me qëllim kalimin në testimin me gojë të personave të ndryshëm, të cilët kishin ardhur nga autoshkolla Miri XX. Rasti i fundit i regjistruar nga hetuesit dhe i administruar si provë në dosje i përket muajit korrik të këtij viti, kur një prej denocnuesve i dorëzoi shumën e parave një prej katër të akuzuarve. Personi që më pas mori paratë i komunikoi denoncuesit se ai e kishte marrë testimin me shkrim dhe se duhej të paraqitej për të marrë testimin në praktikë. Më tepër se dy muaj pas hetimit prokuroria dorëzoi në Gjykatë kërkesën e saj për vendosjen e masës së sigurimit personal për të akuzuarit duke iu komunikuar atyre edhe akuzën e korrupsionit pasiv të personave që kryejnë funksione publike si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.