E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet ne Patos vrasesi i 32-vjecarit nga Ksamili

Arrestimi Autori ishte me nje femer kur eshte ndaluar nga policia

Ndalohet pas 30 ore kerkimesh ekzekutori i 32-vjecarit Tonin Qendro nga Ksamili. Burime zyrtare te policise lokale bene te ditur se eshte ndaluar 30-vjecari elbasanas Fatjon Collaku si autor i dyshuar i plagosjes me vdekje te dy diteve me pare. Ndalimi i tij eshte bere ne oren 06.00 te se merkures ne Patos. Mesohet se edhe ne momentin e venies ne pranga te policise 30-vjecari ka qene ne shoqerine e nje femre per te cilen ai ka thene se eshte bashkeshortja e tij. Nderkohe policia ka zbardhur dhe skenen e krimit. Mbremjen e se henes viktima eshte grindur ne nje lokal me Fatjon Collakun. Ai e ka qelluar 30-vjecarin me shishe birre ne koke. Pas ketij momenti ka ardhur kunderveprimi i elbasanasit duke i ngulur thiken ne zemer. Mesohet se shkak i sherrit ka qene nje femer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›